Sot ne mbremje Vetevendosja feston ne TIrane. Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi të shpërndarë mediave ka lajmëruar se me rastin e fitores së Albin Kurtit në Kosovë në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të organizojë festime në Tiranë.
Në njoftim thuhet se sot në darkë organizohet një aktivitet me rastin e kësaj fitoreje ku do të jetë i pranishëm edhe vetë Albin Kurti.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kosovë.
Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti”, thuhet ne deklarate.