• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Vetëvendosja e sheh Presidentin si figurë të parëndësishme”- Osmani kritika të forta Kurtit: Ai do president që s’mban qëndrime!

by A. Q
15/08/2026 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për takimet që ajo dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan me kryetarin e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për një marrëveshje të mundshme dhe zgjidhjes së krizës politike.

LDK-ja tashmë ka marrë qëndrim për të mbetur në opozitë, duke bërë të ditur se heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit apo pjesëmarrjen në Qeveri. Sipas saj, Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha këto pozita, duke refuzuar të bëhen ‘dekor’ i Kurtit.

LDK-ja ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të votuar një President konsensual, me kusht që ai të jetë një person që mbron “Republikën dhe Kushtetutën”.

Për këto bisedime, Osmani u pyet në një emision televiziv në Kosovë. Ajo tha se një nga dallimet kryesore mes Vetëvendosjes dhe LDK-së përpara se kjo e fundit të merrte këtë qëndrim, lidhej me mënyrën se si palët e shihnin rolin e Presidentit të Republikës.

“Për ne një President i Republikës duhet të ketë një përvojë, duhet të ketë qëndrime politike, jo partiake, ajo është tjetër gjë. Jo të mbajë qëndrime partiake, por të ketë qëndrime politike, të ketë njohuri politike, të ketë mundësi ta mbrojë Kushtetutën, të kryejë kompetencat e veta me nder, ta përfaqësojë vendin jashtë dhe të konsiderohet si një ekuilibër, një lloj balancuesi i pushteteve, siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj, ky nuk ishte qëndrimi i Kurtit. Osmani nënvizoi se Vetëvendosje kërkonte një President pa qëndrime politike.

“Pala tjetër, pra Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike që e shohim ndoshta një herë ose dy në vit. Por, nuk ka qëndrime, kështu e kemi kuptuar ne”, u shpreh ajo.

Osmani theksoi se “LDK-ja nuk e ka parë Presidentin e Kosovës si një prej pushteteve, por si një institucion që shërben si balancues i pushteteve, e këtu, theksoi ajo, ka dallim të madh”.

Sipas Osmanit, Vetëvendosje e shihte Presidentin si një kontrollues dhe për këtë arsye nuk dëshironte që në këtë post të ishte një person me përvojë politike, por dikush krejtësisht jashtë politikës.

Ajo megjithatë u pajtua me idenë se tani është koha të diskutohet për emra konkretë, duke e bërë të qartë se vota e LDK-së do të lidhet me zgjedhjen e një Presidenti që i përmbush kriteret e tyre për një figurë konsensuale.

Next Post
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com