• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Veteranët rusë i bëjnë thirrje Putinit: Ushtria ka dështuar në Ukrainë, pranoje se…

by
27/05/2022 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja e ushtrisë ukrainase ndaj asaj ruse që po tenton të kalojë lumin në lindje të Ukrainës së bashku me humbjet e mëdha të forcave ruse – po shkakton çdo herë e më shumë kritika mes blogerëve ushtarë prorusë dhe komentatorëve – përfshirë një grup të veteranëve rusë.

Asambleja e oficerëve rusë, në një letër të 19 majit ka njoftuar se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë ka dështuar në arritjen e qëllimeve, duke i bërë thirrje Putinit të pranojë që pushtimi i Ukrainës nuk është “denazifikimi” i vendit, por lufta për mbijetesë dhe një vend në rendin botëror, thuhet në analizën e fundit të Institutit për Studime të Luftës, organizatë kërkimore me seli në Washingon DC.

Ky grup i veteranëve prorusë ka njoftuar se “operacioni special ushtarak” siç Putin e quan pushtimin në Ukrainë, ka qenë mossukses dhe ka përfunduar.

Tentimi i dështuar i ushtrisë që të kalojë matanë lumit Siversky Donetsk në maj, ka mundur të jetë ngjarja më vdekjeprurëse në luftë, shkruan Neë York Times, ku dhjetëra mjete të blinduara janë shkatërruar. Madje vlerësohet se mbi 400 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur derisa tentuan të kalojnë matanë lumit.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka shpërndarë fotografitë që tregojnë pasojat e luftës me tanket e shkatërruara ruse dhe mjete tjera të blinduara, që janë hedhur në ujë.

Qëndrimi kritik i Asamblesë së oficerëve rusë pas betejave të humbura sugjeron se lajmet për këtë katastrofë dhe dështimet e tjera ruse, po shpërthejnë flluskën e informacionit që është nën kontrollin e rreptë të Kremlinit. Blogerët prorusë po janë çdo herë e më kritike ndaj Kremlinit.

Gazetari i Kremlinit tregoi “aksidentalisht” armën ruse në Donbas, të nesërmen ukrainasit e lokalizuan dhe e hodhën nërë
Juri Podolyak, blogeri i luftës me 2.1 milionë ndjekës në Telegram, ka thënë në një video se ka shmangur kritikat për ushtrinë ruse, por që pas mossuksesit për të kaluar matën lumit në Siversky Donetks, durimit të tij i erdhi fundi.

“Për shkak të budallallëkut të komandës ruse, është djegur të paktën një grupi taktik i batalionit, e ndoshta mund të jenë dy grupe”, shtoi Podolyak

“Çdo herë e më shumë rusë që mbështesin Kremlinin dhe pushtimin rus në Ukrainë, kanë filluar haptazi ta kritikojnë Kremlinin”, thuhet ndër tjera në raportin e organizatës.

/e.d

Next Post
Premtimi i çuditshëm/ Vuçiç: Pres një lajm për Serbinë, nëse ndodh do hidhem në pishinë me kostum

Ballkani i Hapur/ "Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe RMV", çfarë po paralajmëron Vuçiç?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In