• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veteranët e L2B: Rama dhe ministrat nuk na respektojnë!

by
12/05/2015 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“I kanë harruar fare dëshmorët. Të kenë turp sesi do të shkojnë në Varrezat e Dëshmorëve dhe nuk dhanë një fond të vogël për meremetimin e vend-prehjes së heronjve. Rama dhe ministrat e tij nuk na respektojnë”.86 vjeçari Odhise Porodini, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ ndalon pak dhe pastaj bën hapur grimasa zhgënjimi. Të gjithë zhgënjimin e shpreh me pak fjali pak ditë më parë më 5 Maj, teksa priste të mblidheshin shokët e tij. Ish-debatikasi, i lindur në Zhapë, që iu bashkua luftës aktive në muajt e fundit të 1944, është tepër i ashpër me qeverinë Rama me ministrat e tij, por edhe mënyrën sesi i ka abandonuar qeveria e re, për të cilën pritshmëritë ishin të larta.

Në fakt, ka vite që veteranët shqiptarë nuk nderohen, në atë masë që ata duan. Për hir të së vërtetës, priten nga Ministria e Mbrojtjes që është institucioni nga ku u çelen fondet por asgjë. Ankesat e tyre për ndihmë dhe mbi të gjitha begenisje nuk bien asfare në vesh që i dëgjon dhe mbi të gjitha ekziston një qëndrim ndaj tyre që do të thotë: Boll se na bezdisët! Por ndërsa nga qëndrimi i Berishës dhe ministrave të tij ishin disi të qetë, sepse ai e kishte shpallur hapur pikëpamjen e tij për Luftën Nacional-Çlirimtare dhe qëndrimin ndaj tyre, kryeministri Rama në fushatat zgjedhore ka qenë shumë i kujdesshëm me ta. Ka mjaftuar kjo kafshatë e afruar, që ata menjëherë ta mbështesnin pa kushte sepse ishte biri i tyre, që nuk do t’i harronte. Kur ka qenë puna, organizatorët e veteranëve, i kanë kërkuar që ai të tregonte kujdes konform premtimeve dhe detyrimeve për organizatën e tyre, që më shumë sesa institucionit i nderit në ditët tona është një lloj mjeti, që i mban në jetë. Kjo është kuptuar pak dhe aspak nga qeveritarët, sa i përket aspektit social të problemit.

Trajtimi

Kuptohet se trajtimi social lidhet me atë financiar. Me kalimin e viteve, buxheti i organizimit të tyre ka njohur vetëm firo. Ka qenë 50 milion Lek në kohën e kryeministrit Fatos Nano, një shumë që i kënaqte disi dhe që duhet thënë se e justifikonte në atë kohë qenia gjallë e shumë prej luftëtarëve. Qeveria Berisha e zvogëloi direkt në 18 milion Lek, duke gjetur alternativa dhe për shoqata të tjera të Luftës, njëra syresh që përfaqësohet nga gjeneral Përllaku një shoqatë me fare pak anëtarë, krahasuar me veteranët e LNÇ. Qeveria Rama, krejt ndryshe nga pritshmëritë dhe premtimeve, sipas Porodinit, e uli dhe më tej dhe e përcolli në 15 milion Lek buxhetin, që kur u akorduan në fund të vitit 2014 ishin vetëm 12 milion. Ende sot juristi dhe një nga njerëzit më të angazhuar të veteranëve, nuk mund ta besojë këtë realitet, ndaj shfryn e shfryn. I pyetur sepse nuk e kanë ngritur zërin, përgjigja është gati e ditur: këtë qeveri e konsiderojmë si tonën sepse ne jemi të Majtë dhe duket sikur i ngulim thikën pas shpine nëse do e kundërshtonim!!! 

Në kohën që përcolli festimet e vakëta për Ditën e Çlirimit, Rama ka qenë jo vetëm indiferent me ta, por shpesh edhe shpotitës. Jo shumë larg kanë qenë dhe ministrat me përpjekjet e mëdha dhe disi qesharake për të treguar se kanë qenë të persekutuar. Në një përpjekje për t’i ulur ata me të përndjekurit në janar të 2015, ishte ajo që u tregoi përfundimisht edhe de jure se ata nuk ekzistonin më si të privilegjuar. Çuditërisht edhe Berisha nuk kishte rrezikuar ta bënte këtë, duke i lënë më mirë në harresë sesa t’i qesëndiste kështu. Ky veprim solli trandjen e fundit mes tyre dhe përfaqësuesit e veteranëve, që kishin marrë pjesë në këtë mbledhje, më vonë do të rrëfenin se thjesht ishin përdorur, duke u kërkuar falje miqve të tyre. Kryeministri Rama në një fjalim të gjatë u tregoi de facto se vizioni i tij për ta ishte pikërisht ajo që i dedikonte edhe me strukturat e veta. Qysh atëherë, pra prej disa muajve, veteranët përmes kryetarit të tyre, Rustem Peçi kanë ngritur zërin fort ndaj qeverisë. Veterani 95 vjeçar do të shprehej hapur ditët e fundit se qeveria s’ka dhënë asnjë kacidhe për të rënët, duke nënkuptuar ndihmën për rikuperimin e Varrezave të Dëshmorëve, që realisht po bjerren për ditë për shkak të mungesës së fondeve të mirëmbajtjes. “Na i lini me shënim, na tha ministria e Mbrojtjes, ankesat, por nuk u kujtuan më që atë ditë”, thotë i zhgënjyer Porodini që shpreh ankesa të vazhdueshme, por edhe që e di se gjërat nuk do kthehen më asnjëherë si më parë, kur mendon simbolet e luftës që janë lënë krejt pas dore, por edhe trajtimin e tyre.

Paçka pretendimeve të tyre, Shqipëria e ka humbur këtë brez, pra, tamam ata që kanë luftuar aktivisht në L2B. Shifra prej 3700 veteranëve që referojnë ata, nuk i përgjigjet realisht shumës reale që ka qenë në luftë, pasi në atë logjikë, kjo grupmoshe duhet të ishte të paktën në kaq mbi 90 vjeçarë. Gjithashtu, fryrja e strukturës së tyre nuk i përgjigjet realisht atyre që kanë qenë në luftë, ashtu si nga ana tjetër reagimi i qeverisë dhe ndarja e fondeve shkon në mënyrë jo të drejtë me realitetet e kësaj lufte. Një faj të madh në të gjithë këtë histori kanë historianët që merren me këtë periudhë të luftës, që duhet thënë se jo vetëm nuk e kanë respektuar luftën, por më shumë se kaq, me qëndrimet e tyre me ekuivokë, kanë lënë shteg për interpretime, që qeveritë shqiptare i kanë gjykuar në mënyrë shumë sipërfaqësore. Qeveria e Majtë jo vetëm s’është larg gjykimit të së Djathtës shqiptare por gati e ka tejkaluar në qëndrimin e saj indiferent për luftën çlirimtare ndaj Fashizmit. Anipse, e Majta për ta ka ende interes kur vjen koha e zgjedhjeve pasi kuptohet se pjesa më e madhe e tyre e kanë votën e fiksuar për këtë spektër. 

Reagimi i shtetit shqiptar për veteranët e ka treguar prirjen më 29 nëntor 2014 me festimet e vakëta dhe aktivitetet me imazh perëndimor si Festivali i Dritave që u zhvillua në kryeqytet, hapja për publikun e të ashtuquajturit Bunker Anti-Atomik të Linzës (!!!) dhe organizimin aty të një ekspozite, dekorimin e një sërë luftëtarësh që janë gjallë, emetimin e një serie pullash, një koleksioni monedhash të Bankës dhe ekspozita fotografike, përveç dhe një ceremoniali ushtarak dhe pritjeve të zakonshme. Kjo i bëri veteranët që atëherë t’i tregonin Opozitën e parë Ramës duke i shkruar se: “LANÇ ka qenë dhe mbetet një faqe e ndritur në historinë e popullit shqiptar. Ajo është shkruar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve dhe e njohur nga mbarë populli shqiptar”. Në fakt fjala ishte më shumë për shmangjen e figurës së Enver Hoxhës, që qeveria e dubli me nderimin ndaj Zogut, një absurd për protokollin. Gjithsesi, mbrojtja e Enverit këtë herë s’ishte opsion para një qeverie, që lufton me çdo kusht ta largojë vendin nga kujtimi i tij. Fakt që për Odhise Porodinin dhe bashkëmoshatarët e tij mbahet si një zhgënjim i madh, që ata vetë se zhbëjnë dot më. Pasi, me sa duket, po vjen realisht edhe fundi i tyre institucional…

Next Post

Kumanova, 70 mijë euro shpërblim policëve të vrarë, 1600 euro familjeve shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

January 1, 2026
“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

January 1, 2026
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

January 1, 2026
Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com