• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Proces i manipuluar”, Bungo zbulon si u skualifikuan pa garë 8 kandidatë për drejtor të RTSH: Kaloi Aurora Polo

by B K
03/02/2025 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar Leka Bungo, në Komisionin e Medias sot, ka treguar se çfarë ka ndodhur në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të RTSH, ku u skualifikuan nga gara 8 kandidatë, mes tyre dhe emra të njohur të gazetarisë.

Ai deklaroi se ka qenë një proces i parregullt dhe manipuluar, me eliminimin e padrejtë nga gara të 8 kandidatëve.
Sipas tij një nga dy emrat që kaloi garën për këtë post, Aurora Polo, është në konflikt të hapur interesi dhe se është në shkelje të ligjit. Bungo ka bërë dhe një meaculpa kur tha se ka lejuar që të votojë nga Vietnami anëtarë i këshillit, Mevlan Shanaj.

“Lidhur me garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm pas dorëheqjes së ish-drejtorit, unë kam këtë për të treguar, e kam të dokumentuar një për një. Mendoj se paligjshmëri në procesin zgjedhor është koshiente sepse nga të gjithë dokumentacionet që kam këtu, të gjithë anëtarët pa përjashtim e dinë, e kanë lexuar, ua kam thënë, se zgjedhja e një kandidatura si Aurora Polo që u fut në garë, nuk plotësojnë kriterin kryesor për Drejtor.

Kjo paligjshmëri ka filluar shumë muaj më parë me Polon, e cila e propozuar nga drejtori i atëhershëm, për të njëjtat arsye nuk duhej të zgjidhej si zv.drejtoreshë. Me shumicë votash ajo u zgjodh. Ligji që e pengonte zgjedhjen e saj është i njëjti ligj që vijon ta pengojë, është një nen që thotë ‘zv.drejtori, drejtori dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, duhet të kenë mbi 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar ose audiovizive’”, tha ai.

Sa i përket procedurave që janë shkelur, Bungo shprehet se në RTSH mungon transparenca, dhe se ka një ngërç mes Këshillit Drejtues dhe Administratës, që sipas tij kjo e fundit nuk zbaton vendimet e Këshillit. Sipas Bungos mungesa e transparencës bëhet me qëllim që të mos zbulohen shkeljet që bëhen aty prej drejtuesve ndër vite.

“Tani po vijmë te procedurat që u ndoqën në mbledhjet e fundit. Në këshillin tonë ka pasur shpeshherë ngërçe dhe kanë qenë shumë subjektive, që kanë penguar hera-herës punën. Ka një kontradiktë të vjetër, mes Këshillit drejtues dhe administratës së RTSH. Mbështetur në dokumentacionin që ka, janë 18 vendime të Këshillit që nuk janë realizuar nga Drejtoria.

Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri në atë institucion, dhe kjo nuk është e paqëllimtë. Është mbajtur e mbuluar që të mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë drejtuesit e atij institucioni. Unë mendoj se mungesa e transparencës është një minus i madh, serioze dhe sjell ngërçe. Edhe pas rrëmujës, dhe anulimit… që në proces ka pasur mangësi ligjore, dhe një nga përgjegjësit jam unë si kryetar i Këshillit. Sepse megjithëse jam kryetar kam vetëm çelësat e kashtës në dorë. Dmth, kryetari nuk mundet edhe kur konstaton shkelje të veprojë, edhe kur një anëtar tallet me të dhe nuk vjen në mbledhje dhe i merr lekët, prapë nuk mund të thotë gjë.

Dhe votimi i zv. drejtoreshës është i paligjshëm, dhe është votuar prapë me shumicë votash për drejtoreshë. I vetmi që kam qenë kundër atëherë, dhe këtë herë. Dikush në mbledhjen ku unë kam munguar ka thënë pse nuk jam, ndërkohë që në mbledhjen më parë kam thënë se nuk pajtohem me mendimin tuaj dhe do ta çoj në gjyq dhe deri sa të zgjidhet nga gjykata, unë nuk do të marr pjesë në mbledhje”, u shpreh ai.

Bungo tha se Polo nuk plotëson kriteret për postin e Drejtores së Përgjithshme, sepse ndër të tjera ka mbaruar për inxhinieri dhe nuk ka punuar si gazetare, e se është në konflikt interesi dhe ka biznes.

“Aurora Polo ka mbaruar për inxhinieri dhe s’ka punuar asnjë ditë në media, është në konflikt me interesin. Ajo duhej të sillte këtë dokumentin që kam unë këtu, që thotë se ajo ka biznes. Duhej të jepte dorëheqjen si drejtoreshë, pastaj të kandidonte. Ajo është në zyrë, në karrigen e drejtorit, dhe merr vendime, pardje ka emëruar sërish punonjës.

Pra ky ka qenë qëndrimi im dhe është, ka dhe një detaj tjetër që unë nuk duhej të kisha lejuar një nga anëtarët e këshillit të votojë nga Vietnami, ky është faji im dhe kërkoj falje, e marr përsipër fajin dhe përgjegjësinë, nuk duhej ta lejoja. Bëj meaculpa, nuk e kam ditur, nuk dua të justifikohem. E marr përsipër gjithë fajin se nuk ka sjellë pasoja dhe nga ana juridike s’keni çfarë më bëni. Në përfundim të votimit nuk ka sjellë pasoja”, tha ai.

Next Post
Lufta me Izraelin/ Hamasi edhe pse i dobësuar, mbizotëron në Gazë

Lufta me Izraelin/ Hamasi edhe pse i dobësuar, mbizotëron në Gazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In