Veteranët nuk ndalen. Këshilli organizativ i protestës të veteranëve të UÇK-së në një konference për media ka thënë se do bëjë protestë të shtunën në Kaçanik. Udhëheqësi i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka konfirmuar për KosovaPress, ditë më parë se veteranët do të bllokojnë magjistralen Kosovë – Maqedoni dhe se protesta po organizohet nga përfaqësuesit e veteraneve të komunës së Kaçanikut.
Qeriqi se Këshilli i ka dhënë mbështetje të plotë kësaj proteste duke theksuar se publikimi i listave po vonohet qëllimshëm dhe tashmë nuk mund të presin.