• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vetëm të çmendurit ikin jashtë”, lufta po ndikon edhe në pushimet e rusëve

by A R
18/07/2023 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushtimi i Ukrainës nuk prek qytetarët rusë vetëm ekonomikisht për shkak të sanksioneve të aplikuara ndaj vendit të tyre, por edhe kur zgjedhin një destinacion pushimi. Konkretisht, janë zyrtarët e shtetit ata që e kanë më shumë problem se ku do të kalojnë ditët e pushimit.

Media të ndryshme ruse, si “The Moscow Times”, theksuan se këta punonjës të sektorit publik janë të kufizuar në zgjedhjen e vendit ku duan të udhëtojnë. Pavarësisht se shumica prej tyre kanë zgjedhur destinacione të ndryshme në Evropë, ata po përballen me probleme për shkak të sanksioneve të aplikuara ndaj Rusisë, arsye kjo që kufizon udhëtimet e huaja në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik apo turizmin në nivel kombëtar.

Dëshmi të ndryshme të zyrtarëve shpjegojnë situatën e tyre aktuale.

“Vetëm të çmendurit do të shkonin jashtë tani. Do t’ju përzënë dhe do të ishit me fat nëse nuk përfundoni në gjykatë”, tha një senator për “Vyorstka”. Ky medium thekson se, në vend të destinacioneve tradicionale evropiane, alternativat kalojnë përmes vendeve si Turqia, Uzbekistani, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Arabia Saudite dhe Moldavia.

Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja vendosën së bashku të përjashtojnë një gamë të gjerë bankash ruse nga sistemi financiar SWIFT. Gjithashtu, kjo bllokadë dëmton institucionet financiare të vendit, pasi ato do të mbeten jashtë të gjitha transaksioneve financiare dhe lëvizjeve të pagesave në mbarë botën. Ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore Ruse në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka çuar në ndalimin e të gjitha llojeve të transaksioneve globale me rezervën kryesore ekonomike të vendit. Gjithashtu, një tjetër nga masat që është marrë së bashku është mbyllja e hapësirës ajrore për të gjitha linjat ajrore nga Rusia.

Ukraina dhe sanksionet ndaj zyrtarëve për pushime

Qeveria ukrainase, për shembull, i ka ndaluar zyrtarët e saj të shkojnë me pushime ndërkohë që pushtimi rus vazhdon. Ata mund të dalin vetëm “brenda kuadrit të një misioni”. Ndalimi shtrihet edhe për zyrtarët e lartë, deputetët dhe përfaqësuesit politikë lokalë, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë.

Në fakt, këtë janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi nëntë zyrtarë të lartë të akuzuar se kishin shkuar me pushime në Spanjë dhe Francë, përveç se u akuzuan për marrje ryshfeti në mes të pushtimit rus. Nga ata nëntë, katër zëvendësministra dhe pesë guvernatorët rajonalë të Ukrainës u shkarkuan nga detyrat e tyre.

/a.r

Next Post
Operacion antidrogë nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, të paktën 15 persona të arrestuar

16 doza heroinë në banesë gati për shitje, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In