• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëm postin e të dënuarit s’ka mbajtur”/ Vangjeli: Rama është personi më pak i interesuar që Meta të largohet nga politika!

by Java News
29/07/2022 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar një ligj për të privuar ish-bashkëpunëtorët e Sigurmit që të zgjidhen në politikë, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se ky nuk është plan i Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri në raport me kundërshtarët sillet si një strateg aq sa ka arritur edhe t’i emërojë ata. Në studion e ‘Kontrast’ të Report TV, Vangjeli shtoi se Rama është komodo jo vetëm më Metën përballë, por edhe me Berishën.

“Në jurisprudencën politike, Ilir Meta nuk ka mbajtur vetëm një post. Atë të të denuarit, dhe kjo është pjesë e politikës siç po shkojnë punët. Por ata që propozojnë një ligj të tillë, është i cenuar që në thelb dhe i pamoralshëm. Këtu kemi një shah politik. Në opozitë kemi një mbret që duhet të ishtë abdikuar, dhe një mbretëreshë që tentoi ta bënte Lulzim Basha disa kohë… Nëse miratohet ky ligj, të majtët janë të bindur që Iliri është demoni dhe përfaqësuesi i së keqes.

Ndërsa në PD janë të bindur që kjo është një tentativë e Edi Ramës të shpërbëjë opozitën. Kjo do të ishte njëhistori pa fund. Besoj se është një nga ato lojërat, si çdekretimi i zgjedhjeve lokale, që shumica e socialistëve ishin të gatshëm të hidheshin në luftë kundër Ilir Metës. U vu në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Dhe i vetmi person i painteresuar që të shkarkohej ilir Meta në atë kohë ishte Edi Rama. Edhe në kontekstin e kohës, Edi Rama nuk ka asnjë interes që Meta të largohet nga politika. Atij i duhet një tjetër fushë beteje ku Ilir Meta të shpenzojë nerva, kohë, energji e të tjera. Ramës i intereson Ilir Meta përballë.

Ai është armiku i përkryer i Edi Ramës, i cili me të njëjtën lehtësi që ka formuar kabinetin qeveritar, ka arritur në momentin që të emërojë edhe armiqtë e tij. është shumë i lumtur për këtë, më besoni. Ndryshe nga Ilir Meta që sa herë i përmendet emri i kujtohet koha që nga Poliçani, te tunelet e Krrabës e deri në një seri të pafundme akuzash si video e famshme me Dritan Priftin apo plani për të vrarë dy deputetë shqiptarë” – tha Lorenc Vangjeli për ‘Kontrast’ në Report TV.

Next Post
DOKUMENTI/ Akuzat e PD për dënimin në Itali, KQZ kërkesë Kryeprokurorit: Të hetohet kryetari i bashkisë Divjakë, Kokoneshi

DOKUMENTI/ Akuzat e PD për dënimin në Itali, KQZ kërkesë Kryeprokurorit: Të hetohet kryetari i bashkisë Divjakë, Kokoneshi

Comments 1

  1. Tegel Terziu says:
    4 years ago

    Ke të drejtë Lorenc Vangjeli.
    Por, në se ILIR REXHEP FIQIRETE META(J) bashkë me ish-kryetaren e LESHITDHISË, Monika KOKËMADHI, i konfiskohen të gjithe pronat, të tundeshme e të patundeshme, do të quhen ISH-PRONARË, siç quhen SOT, ATA që Ilir Meta me shokë, i VODHI, I VRAU, I GRABITI dhe i depersonalizoi….duke u përvehtësuar pronat legjitime, të trasheguara nga parardhesit e tyre.

    Reply

Leave a Reply to Tegel Terziu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk dua të zgjatet armëpushimi”/ Situata në Lindjen e Mesme, Trump: Irani përveç marrëveshjes duhet të…

“Nuk dua të zgjatet armëpushimi”/ Situata në Lindjen e Mesme, Trump: Irani përveç marrëveshjes duhet të…

April 21, 2026
Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt

April 21, 2026
E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te Kombëtarja

E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te Kombëtarja

April 21, 2026
Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV: Hashim Thaçi do ketë fatin e Naim Murselit

Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV: Hashim Thaçi do ketë fatin e Naim Murselit

April 21, 2026

Edi Rama nën akuzë si hajdut “aleatësh”

April 21, 2026
Rritja e çmimeve fryn buxhetin/ Qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH efekt kryesor gjatë tremujorit të parë

Rritja e çmimeve fryn buxhetin/ Qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH efekt kryesor gjatë tremujorit të parë

April 21, 2026
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, shqiptari ‘koka’ e grupit. Zbulohen rolet e anëtarëve

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, shqiptari ‘koka’ e grupit. Zbulohen rolet e anëtarëve

April 21, 2026
Berisha, kryengritja e kthyer në ‘meme’ nga lotët dhe rrënimi i PD

Berisha, kryengritja e kthyer në ‘meme’ nga lotët dhe rrënimi i PD

April 21, 2026
Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim/ Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?

Nga shtretërit pa jastëkë, tek krimbat në ushqim/ Si është jeta e Maduros në burgun famëkeq të Bruklinit?

April 21, 2026
SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

SPAK kërkoi pushim të hetimit, GJKKO shtyn seancën për Irena Gjokën

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In