• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama nën akuzë si hajdut “aleatësh”

by Mero Baze
21/04/2026 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama po akuzohet për një korrupsion të, tanimë politik. Është nën akuzë se pas “vjedhjeve” në buxhetin e shtetit po u vjedh edhe aleatët opozitës. Kështu kanë nisur prej dy ditësh të alarmohen pse ky shkon nga Bordi i Paqes tek kryeministri spanjoll antitrumpist, pse del në foto me Sorosin, pastaj shkon tek Princi i Arabisë Saudite, pse takon Erdoganin dhe pastaj ikën në Greqi me Micotaqisin. Madje pak javë më parë ishte nën akuzë që kishte mik edhe Orbanin dhe Zelenskyn, por ai na la dhe e lehtësoi këtë debat.

Ky lloj makthi kombëtar pse kryeministri përpiqet ta ketë mirë me gjithë botën është ndoshta i vetmi në llojin e vet në glob. Shqipëria është jo vetëm një vend i vogël dhe i parëndësishëm në politikën globale, por mbi të gjitha një vend i rrezikuar nëse nuk përpiqet maksimalisht të mos ketë armiq që i cenojnë sigurinë kombëtare apo që i dëmtojnë zhvillimin ekonomik.

I gjithë ky frustrim opozitarësh nuk vjen nga fakti se Edi Rama po bën hatanë me ato takime, por nga projeksioni që ata kanë në kokë për pritshmëritë që kanë krijuar tek elektorati i tyre se do të vijnë në pushtet nga raportet ndërkombëtare, kryesisht me ardhjen e Trumpit në pushtet. Trumpi aq sa kishte mundësi i ndihmoi. U dërgoi LaCivitën, me çmim të arsyeshëm, por ai nuk prodhon vota, fushatë prodhon. Atë s’e bëri keq. Votat i kanë në dorë shqiptarët, nuk i ka LaCivita.

Duke e sulmuar Ramën “si vjedhës aleatësh”, ata nuk është se forcohen për vete, por thjesht sa ekspozojnë më shumë pafuqinë e tyre për të normalizuar raportet politike me Perëndimin. Në Bullgari, dy ditë më parë, kryetari i partisë që është non grata në SHBA dhe në Britaninë e Madhe mori gjashtë për qind. Politikan i njohur është edhe ai, por njerëzit shikojnë perspektivën politike. Dhe opozita shqiptare nuk e ka problemin që nuk fiton se “Rama e dredh me të gjithë”, problemin e ka që nuk ia “dredh” dot Berishës dhe të gjejnë një lider tjetër të fitojnë.

Deri atëherë kanë mundësi të masturbojnë si intelektualë dhe të bëjnë analiza gjeopolitike, se si Rama shkon nga bordi i Trumpit për Gazën, tek bordi i Sanchez kundër Trumpit, pastaj tek ky saudit kundër Iranit, tek Micotaqis, pro Belerit, e kështu me radhë.

Edi Rama është ai që është kryeministri i Shqipërisë në këto aleanca dhe jo kryetar i PS. Dhe si kryeministër, ai nuk ka vendosur të shpërndajë idetë e socializmit në botë, se edhe ashtu është i paqartë për to. Opozita le ta thotë opsionin e saj si e do kryeministrin: me Trumpin, me Sanchezin, me BE-në, me botën arabe? Ta dimë të paktën se ç’mendojnë ata për botën, meqë kryetari i tyre ka kufizime në viza.

Next Post
Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV: Hashim Thaçi do ketë fatin e Naim Murselit

Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV: Hashim Thaçi do ketë fatin e Naim Murselit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In