• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vetëm për 3 vota/ Kosova nuk hyn në UNESCO

by A R
09/11/2015 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë është zyrtare, Kosova nuk mundi të hyjë në UNESCO pasi i munguan 3 vota, pas rezultatit me 92 vota pro, 50 kundër e 29 vota abstenim . Në mbledhje të rezultateve, për anëtarësimin e Kosovës do duhej të kishte një total prej 95 votash pro, ndërsa Kosova arriti të grumbullojë vetëm 3 vota më pak.

Pas një beteje të gjatë për këtë çështje, shteti më i ri i Europës nuk mundi të fitojë të drejtën e tij për të qenë pjesë e kësaj organizate botërore. Pavarësisht se të gjitha fuqitë e mëdha kanë votuar pro hyrjes së Kosovës në UNESCO, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Një sërë shtetesh kanë shpallur abstenimin e tyre në lidhje me çështjen. Sakaq vendet e rajonit kanë votuar pro kërkesës së Kosovës, vende si Mali Zi dhe Maqedonia ndërsa Bosnja ka abstenuar.

Pak më parë, Këshilli i UNESCO-s votoi kundër kërkesës së Serbisë për të shtyrë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës me 90 vota kundër, 59 pro dhe abstenimin e pjesës tjetër të shteteve. Në debatin mbi kërkesën serbe u duk qartë ndarja lindje-perëndim. Fuqitë e Mëdha mbështetën kërkesën kosovare për anëtarësim, ndërsa Rusia ishte ajo që shprehu mbështetjen ndaj Serbisë.
Zv.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, shkruajti pas votimit në rrjetin social:

“U fitua një betejë proceduriale për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”.

Tentativës së Serbisë për të shtyrë votimin për hyrjen e Kosovës në UNESCO i kanë dalë kundër fuqitë e mëdha si SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Austria, të cilat në fjalimet e përfaqësuesëve të tyre janë shprehur kundër shtyrjes dhe pro anëtarësimit të Kosovës.

Next Post

Telefonatë policisë: Alo, dua një pizza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com