• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Telefonatë policisë: Alo, dua një pizza

by A R
09/11/2015 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përplot histori të ndryshme ku njerëzit i thërrasin policinë në telefon për të bërë shaka, por një grua kishte një qëllim krejtësisht tjetër dhe zgjuarsia e saj do t’ju impresionojë.

Storja e kësaj thirrjeje, që u postua në Reddit, mahniti të gjithë. Fillimisht gruaja nuk duket serioze në porosinë e picës, por më pas polici që e pranoi thirrjen e saj u tregua shumë i zgjuar duke kuptuar ‘hallin’ e saj – që nuk ishte pica.

Kjo është biseda mes tyre:

“911, ku është urgjenca juaj?”

“123 Main St.”

“Në rregull, çfarë po ndodh atje?”

“Do të dëshiroja të porosis një picë.”

“Zonjë, keni thirrur policinë”

“Po, e di. A mund të porosis një picë të madhe me speca dhe kërpudha?”

“Hmm… më vjen keq, a po e dini se e keni thirrur 911?

“Po, sa do të vonohet?”

“Në rregull zonjë, a është çdo gjë në rregull atje? A keni ndonjë rast urgjent?”

“Po, kam.”

“Dhe nuk mund të tregoni për shkak se dikush është në dhomë me ju?” (momenti kur polici e kupton se diçka nuk është në rregull)

“Po, ashtu është. A e dini se sa do të vonohet pica?”

“Kam një oficer rreth një milje larg vendndodhjes tuaj. A ka ndonjë armë në shtëpinë tënde?”

“Jo.”

“A mund të qëndroni në linjë me mua?”

“Jo. Shihemi, faleminderit.”

Më pas, polici i cili kishte biseduar me të shpjegoi: “Pasi e mora këtë thirrje, shikova historinë e asaj adrese dhe pashë se kishte shumë thirrje të mëparshme për dhunë në familje.

Polici më pas shkoi në vendin e ngjarjes dhe e gjeti një çift, një femër dhe të dashurin e saj të dehur. Polici e arrestoi atë pasi ajo shpjegoi se i dashuri i saj e kishte rrahur atë për disa orë.

Kjo ishte me të vërtetë një mënyrë goxha e zgjuar nga ajo, për ta përdorur këtë mashtrim të picës. Padyshim kjo ishte një nga thirrjet më të paharrueshme”.

Ngjarja ndodhi diku në Britani të Madhe.

Next Post

Laboratori djeguri kriminalistikës, Ristani: Ku humbën pamjet e kamerave të sigurisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com