• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Laboratori djeguri kriminalistikës, Ristani: Ku humbën pamjet e kamerave të sigurisë?

by A R
09/11/2015 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Dmokratike përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, deputetit Arben Ristani ka akuzuar sërish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe Kryeministrin Rama, në lidhje me djegien e laboratorit kriminalistik. Sipas Ristanit, ngjarja ishte e përllogaritur. Droga ishte lënë në korridorin e hapur ku ra zjarri. Shaku se flakët erdhën për shkak të një qarku të shkurtër,për PD është një argument i dobët në kushtet kur ambientet janë rikonstruktuar vetëm një vit më parë. Ristani po ashtu ngre pyetjen se përse nuk janë servirur pamjet e kamerave të regjistrimit.

Deklarata e Plotë e deputetit Arben Ristani:

Djegia e provave të trafikantëve të drogës, në laboratorin kriminalistik, është një krim i rëndë, që kërkon impenjimin maksimal të prokurorisë për një zbardhje të shpejtë dhe  të plotë.

Të zhduken povat e bandave të drogës, duke i shpëtuar ata nga drejtësia, është kapja përfundimtare e shtetit nga bandat, është rënia e shtetit.

Eshtë akti tipik që simbolizon llojin e  shtetit kriminal, është akti tipik që simbolizon shtetin e ngritur nga Edi Rama.

Provat dhe droga e bandave janë lënë pa ruajtje, e pa kujdes që ditën e parë, ose më saktë janë lënë në gjendje të tillë, për tu zhdukur më pas në mënyrë mafioze.

Marijuana ishte vendosur me urdhër nga lart në një koridor që ishte një ambient i hapur nga të dyja anët dhe ku kalonin çdo ditë jo vetëm punonjësit e laboratorit, por edhe të gjithë policët e Shqipërisë që vinin nga rrethet, për të sjellë material për ekzaminim. Të gjithë këta njerëz ishin në kontakt me provat dhe mund të bënin ç’të donin.

Droga e ardhur për ekspertizë ka qenë e futur në thasë plastikë dhe justifikimi i lënies në koridor ishte që të thahej. Por si mund të thaheshin kur kishin vënë 30 thasë  njëri mbi tjetrin.

Në një thes, sipas rregullave futen 10 për qind të bimëve të gjetura në një parcelë.

Mendoni tani, për sa banda, sot shteti i Edi Ramës, nuk ka prova. I ka amnistuar. U ka dhënë lirinë.

Duan tia lënë një defekti teknik, por instalimi i rrjetit elektrik të labotarorit është bërë krejt i ri para një viti, kur laboratori u transferua në mjediset e Gardës, aty ku është transferuar këto kohë dhe Saimiri i Ramës.

Shqetësimi për këtë krim të rëndë është i madh dhe Partia Demokratike ngre sot këto pyetje:

1-Pse janë lënë në koridor provat me autorë të zbuluar?

2-Si mund të thahet droga provë, duke u vënë thasët nga pesë e nga gjashtë mbi njëri-tjetrin?

3-Ambjentet e laboratorit janë të monitoruara me kamera: A kanë punuar kamerat natën e ngjarjes? Ku janë dhe çfarë tregojnë regjistrimet?

4-Si mund të shkaktojë zjarr neoni që ka dritë të  ftohtë?

5-Duke qenë se instalimet e rrjetit elelktrik ishin të sapobëra dhe moderne, si ka mundësi që tensioni elektrik nuk u nderpre menjëherë pas defektit?

6-Dhe, provat e djegura, a i përkasin kryesisht trafikantëve të drogës nga Tepelena?

Shkatërrimi i provave është vepër e shtetit kriminal.

Shteti i Edi Ramës nuk është gjë tjetër veçse krimi në pushtet.

Duhet transparencë dhe hetim i plotë për këtë ngjarje nga më të rëndat në historinë e këtyre 25 viteve.

Next Post

Modelja Ratajkowski topless në Instagram (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet

QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet

July 7, 2026
Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

July 7, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

July 7, 2026
I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In