
Dyshimet kishin nisur që çifti kishte nisur një romancë. Megjithëse nuk shpëtoi nga lajmet, shpeshherë edhe spekuluese në portale, Dafina, me një foto të ëmbël me Dj Geek, pranoi lidhjen e dashurisë zyrtarisht pak ditë më parë. Me një dedikim për partnerin dhe bashkëpunëtorin e saj, Dafi konfirmoi lidhjen e re.
Fatkeqësisht, me sa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë. Nga ç’kemi vënë re së fundi, fotoja e çiftit, tashmë është zhdukur nga Instagrami dhe gjithashtu, edhe komentet e ëmbla apo dedikimet që dy artistët i bënin njëri-tjetrit.
Vetëm një javë më parë, një deklaratë dashurie e tashmë, çdo fjalë e ëmbël, koment apo emoji është zhdukur. Mbaroi me kaq? Nuk dihet ende asgjë zyrtare për momentin. Pritet që vetë DafiNA të tregojë çfarë po ndodh me jetën e saj private.
