• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vetëm nëse bëjmë seks në ambientet e punës”, 44-vjeçarja trondit me rrëfimin: Burri s’më lejon të shikoj djalin

by Java News
02/11/2022 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit ” Me Zemër të Hapur” u trajtua historia e një 44-vjeçareje, që është dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga bashkëshorti.

Historia i ka rrënjët që në vitin 2014, kur ata ishin ende të rinj dhe jeta e tyre ende nuk kishte nisur. Sot çifti është 44 vjeç dhe kanë sjell në jetë një fëmijë që aktualisht është 6 vjeç.

44-vjeçarja rrëfen se jeta e saj ndryshoi që kur ajo mbeti shtatzënë ende pa u martuar. Pas lindjes së djalit ajo thotë se është dhunuar nga i shoqi dhe se ka tentuar edhe ta mbysë në prani të djalit të vogël.

Gruaja thotë se i shoqi nuk e lejonte që të shikonte fëmijën, ta përkëdhelte, apo t’i jepte gji.

Sot ata janë në proces divorci, por thotë se partneri i ka marrë djalin dhe nuk e lejon ta takojë. Ajo rrëfen më tej se partneri i thotë që nëse do ta takojë djalin, duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me të, në ambientin e tij të punës, një klinikë veterinararie.

44-vjeçarja: Jam njohur me të pasi jam kthyer nga studimet e larta jashtë shtetit, por më parë ne kishim qenë nxënës të një klase. Ai shpesh më dilte përpara dhe pretendonte se kishte pëlqim dhe ndjenjë kundrejt meje, pasi unë për shkak të punës kaloja çdo ditë para shtëpisë së tij. Unë isha duke e studiuar duke e parë që shkonte në xhami disa herë në ditë dhe mu duk njeri shumë i mirë. Më vonë ne takoheshim por ai nuk më tregoi që kishte pasur një martesë të mëparshme dhe kishte edhe një fëmijë.

Një ditë ish gruaja dhe djali i tij më dalin para syve dhe u ndjeva keq. Ajo në njëfarë mënyre më paralajmëroi me daljen e saj. Por ky më tha se martesa e parë kishte dështuar për shkak të saj dhe kujdesej për fëmijën e tij.

E pranova për shkak se më dukej një njeri shumë i mirë dhe sillej shumë mirë me mua. Fillova që të kujdesesha për fëmijën e tij duke i çuar çdo të shtunë një çokollatë. Kjo njohje e jona zgjati nga 2014 deri në 2016 vit kur unë mbeta shtatzënë. Pas kësaj fillova të kuptoja me kë kisha të bëja. Ne u martuam dhe nisi jeta jonë. Ai më ka dhunuar barbarisht dhe kur erdhi në jetë djali ma mbante peng, larg dhomës time duke mos ma lejuar që ta përkundja apo t’i jepja gji. Ai më ka dhunuar dhe kjo duket qartë në videon që ju po transmetoni live, pasi në dhomën e gjumit ai kishte vendosur kamera  dhe është filmuar momenti kur ai tenton të më mbysë mbi krevatin e gjumit dhe fëmija i mitur që vrapon duke mbajtur duart në vesh për të mos dëgjuar thirrjet e mia për ndihmë. Jam dhunuar barbarisht vetëm këtë di të them”, rrëfeu ajo.

/s.f

Next Post
“Opozita e rublave dhe mediat e saj…”, Rama: Rritja e çmimit të energjisë në 1 nëntor, lajm dyfish i rremë!

"Të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve", Rama: Britania të shtrëngojë sistemet e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In