• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

by A R
23/07/2026 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit disa vjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë. Për vendin tonë, Eurostat raporton numrin total të gjyqtarëve, ndërsa raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia.

Ky nivel është rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2024 ishte 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë.

Nga 32 vende europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditet e nënta nga fundi për numrin e gjyqtarëve në raport me popullsinë. Më pak gjyqtarë se Shqipëria kanë vetëm Suedia, Malta, Polonia, Italia, Çekia, Spanja, Austria dhe Irlanda.

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, diferenca është e ndjeshme. Mali i Zi ka 42.49 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Serbia 40.18, ndërsa Maqedonia e Veriut 20.15.

Kjo do të thotë se Mali i Zi ka mbi katër herë më shumë gjyqtarë në raport me popullsinë sesa Shqipëria, ndërsa Serbia rreth katër herë më shumë. Për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna në tabelën përkatëse të Eurostat.

Numri i ulët i gjyqtarëve në Shqipëri lidhet edhe me tkurrjen e trupës gjyqësore gjatë procesit të rivlerësimit. Largimet, dorëheqjet dhe shkarkimet nuk janë zëvendësuar me të njëjtin ritëm nga emërimet e reja, duke sjellë vende vakante në gjykata dhe rritje të numrit të çështjeve të mbartura.

Kjo situatë ka ndikuar në kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore dhe është kthyer në një nga problematikat kryesore të sistemit të drejtësisë.

Shqipëria ndër vendet me më pak gra gjyqtare

Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se Shqipëria ka një përqindje prej 55% të grave gjyqtare, një nga nivelet më të ulëta në Europë.

Në krye të renditjes për numrin e gjyqtarëve profesionistë në raport me popullsinë qëndron Kroacia me 43.32 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Pas saj renditen Mali i Zi me 42.49, Serbia me 40.18 dhe Sllovenia me 40.16.

Nivele të larta regjistrojnë edhe Luksemburgu me 36.01 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 35.37 dhe Rumania me 35.31.

Në vende si Gjermania raporti është 26.3 gjyqtarë për 100 mijë banorë, në Greqi 26.06, ndërsa në Finlandë dhe Estoni përkatësisht 19.38 dhe 18.11.

Në nivel të Bashkimit Europian, numri mesatar i gjyqtarëve ka rënë gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2024, BE kishte mesatarisht 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë, nga 17.7 që ishte në vitin 2014.

Irlanda ka numrin më të ulët në Europë, me vetëm 3.64 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Pas saj renditen Austria me 4.32, Spanja me 6.18, Çekia me 6.72 dhe Italia me 7.86.

Megjithatë, krahasimi mes vendeve duhet parë me kujdes, pasi sistemet gjyqësore ndryshojnë nga një shtet në tjetrin, si për nga organizimi, kompetencat e gjykatave dhe roli i personelit tjetër juridik.

Në këtë tregues përfshihen gjyqtarët profesionistë me kohë të plotë ose të pjesshme, të autorizuar për të shqyrtuar çështje civile, penale dhe fusha të tjera, përfshirë gjykatat e apelit.

Nuk përfshihen gjyqtarët joprofesionistë, anëtarët laikë të trupave gjyqësore apo magjistratët që nuk e ushtrojnë funksionin e gjyqtarit si profesion.

/Marrë nga Monitor

Next Post
“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

November 1, 2026
Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

Ndalimi i 4 nxënësve shqiptarë në Kotorr, ambasada shqiptare në Malin e Zi tregon çfarë ndodhi dhe si u sigurua lirimi i tyre

November 1, 2026
Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

Dyshohet se ekzekutoi të birin dhe nipin foshnjë, arrestohet 65-vjeçari pas tragjedisë së rëndë në Gjilan

November 1, 2026
Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In