Jordania, Turqia, Libani, Pakistani, Afrika e Jugut dhe Territoret Palestineze mikpresin më shumë se 50 për qind të refugjatëve të të gjithë botës, ndërkohë që vendet e pasura, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe vetëm nëntë për qind të tyre.
Ndërkohë, Italia, ekonomia e tetë në botë, mikpret rreth 135 000 persona.
Këto janë të dhënat e raportit të ri të OXFAM-it (Oxford Committee for Famine Relief), që kërkon nga liderët botërorë ndryshimin e këtij raporti, pikërisht në prag të dy samiteve që do të zhvillohen gjatë shtatorit në Nju Jork mbi krizën migratore të planetit./a.m.