• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Vetëm 6% e tyre kanë marrë masat”/ Mungesa e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri që nxori në pah zjarri

by E S
16/04/2026 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të dobët sigurimi mes qytetarëve. Të dhënat e fundit tregojnë se nga mbi 1 milion banesa sipas censit të vitit 2023 vetëm rreth 6% janë të siguruara ndaj zjarrit dhe rreziqeve të tjera.

Për shumicën e familjeve sigurimi nuk konsiderohet domosdoshmëri, por një kosto e shmangshme deri në momentin kur përballen me pasoja reale nga fatkeqësi të papritura.

Zjarri në pallatin që përpiu mbi 70 banesa pranë spitaleve në kryeqytet vuri në dukje se shumë prej tyre ishin të pasiguruara ndërsa vetëm një numër i vogël ishin siguruar si detyrim i bankës nga blerja me kredi.

“Kultura e të siguruarit në Shqipëri është shumë e zbehtë. Shumë pak qytetar sigurojnë banesat e tyre dhe në shumicën e rasteve ndodh si një detyrim nga banka. Edhe në pallatin që u përpi nga flakët asnjë banesë nuk ishte e siguruar përveç banesave të marra me kredi. Ne me sigurimet jemi shumë mbrapa krahasuar dhe me rajonin apo Evropën teksa përqindja është shumë herë më e lartë”, deklaroi Venera Xhillari, eksperte e tregut të sigurimeve.

Sigurimi i një banese ka një kosto vjetore e cila në bazë të vlerës së pronës arrin mesatarisht në 150 euro-200 euro në vit ndërsa dhe lloji i sigurimit është i ndryshëm.

“Të sqarojmë se njerëzit keqkuptohen, sigurimi I një banese përfshin banesë si një pronësi por jo pajisjet brenda. Prandaj ka disa lloj sigurimesh. Në të tilla raste ka një tjetër sigurim për pajisjet shtëpiake një vlerë e cila nuk shkon shumë duke iu bashkëngjitur vlerës vjetore të sigurimit të banesës. Në këtë rast qytetarët përfitojnë një marrje përgjegjësie nga kompanitë e sigurimit të cilat do të zëvendësojnë pajisjet sipas vlerës që ishte përllogaritur më parë nga inspektorët në terren kur është bërë sigurimi dhe rikonstruktimit në rastin e dëmtimit të banesës”.

Artur Ribaj, ekspert bankar si dhe ish-drejtor i departamentit të mbikëqyrjes pranë AMF tregon se çfarë ndodh në rastin e djegies plotësisht apo pjesërisht të një banese të blerë me kredi dhe të siguruar.

“Kur një banesë është blerë me kredi dhe digjet totalisht në këtë rast kompania e sigurimit mban përgjegjësi për të të mbuluar pasojat për aq sa është siguruar banesa. Kjo vlerë i kthehet pronarit i cili duhet të mbulojë edhe kolateralin bankës. Në rast se digjen pjesërisht materialet shtëpiake brenda banesës kompania zëvendëson nëpërmjet siguracionit jo në formën e cashit por pajisjeve shtëpiake. Ndaj duhet dhe sigurimi i shtëpive që në të tilla raste kompania të të përgjigjet me vlerën e përcaktuar dhe më parë.”

Ndërsa tregu i sigurimeve të banesave në Shqipëri nga zjarri apo shkaqe natyrore ndodhet larg vlerave të rajonit dhe Europës, qeveria ka ende fazë konsultimi publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga fatkeqësitë natyrore. E cila pritet të përfshijë vetëm tërmetet dhe pjesërisht përmbytjet.

Next Post
“Kemi mundësinë për një marrëveshje historike”/ Netanyahu konfirmon armëpushimin 10-ditor me Libanin

“Kemi mundësinë për një marrëveshje historike”/ Netanyahu konfirmon armëpushimin 10-ditor me Libanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë

October 28, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Nxitën dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë, Antiterrori arreston 1 person, 17 të tjerë nën procedim! 8 po kërkohen, hapën ‘”Gofundme” dhe…

October 28, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

October 28, 2026
Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

October 28, 2026
ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

October 28, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

October 28, 2026
Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

October 28, 2026
Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

October 28, 2026
Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

October 28, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In