• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetë emërimi “figurë publike”

by Shpëtim Luku
20/08/2026 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Shpëtim Luku
Ka shumë persona që kur u duhet të përcaktojnë një status për veten e tyre, nuk e lidhin atë me një profesion të caktuar, por vetëemërohen si “figurë publike”. Në të vërtetë, ky është një keqkuptim i madh dhe jo pak i përhapur.

Sepse të qenit figurë publike nuk lidhet me frekuencën e daljes para syve të publikut, nëpërmjet protagonizmit bosh. Të jesh figurë publike do të thotë të të bëjë të njohur në publik vepra jote, jehona e saj.

Një shkrimtar i mirë është figurë publike jo sepse del në mënyrë permanente në televizion apo në rrjete sociale, por sepse vepra e tij, librat që ka shkruar, shija e mirë që ka lënë tek lexuesit, e bëjnë atë figurë të njohur dhe të dashur për publikun.

Mentor Petrelën, për shembull, publiku nuk e njeh nëpërmjet protagonizmit televiziv apo komunikimit të vazhdueshëm me të, por nëpërmjet dobisë së veprës së tij si një neurokirurg i shquar shqiptar, pse jo, me një emër që ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.

Pra, një profesionist, rezultatet e veprimtarisë së të cilit shtrihen dhe arrijnë tek publiku, është patjetër një figurë publike. Mund të jetë mjek, shkrimtar, artist, sportist, sipërmarrës, shkencëtar apo një profesionist i çdo fushe tjetër. Publiku e bën figurë publike, nuk bën ai veten.

Ndaj, vetëpërcaktimi dhe vetëemërimi nuk është as i këshillueshëm, as i nevojshëm.

Por sot kemi hyrë në një tjetër epokë. Në epokën e rrjeteve sociale, ku shumë persona i kanë rënë shkurt: nëse nuk ke një vepër që të bëjë të njohur, mjafton të bësh shumë foto, të postosh shumë video dhe të deklarosh se je “figurë publike”.

Dhe këtu duket edhe një nga keqkuptimet më të mëdha të kohës sonë sepse ngatërrohet dukshmëria me rëndësinë.

Të të shohin shumë nuk do të thotë domosdoshmërisht të kesh bërë shumë. Të kesh mijëra ndjekës nuk do të thotë se ke mijëra njerëz që të vlerësojnë. Të jesh i pranishëm çdo ditë në rrjete sociale nuk do të thotë se ke një kontribut publik.

Rrjetet sociale kanë bërë të mundur që dikush të jetë vazhdimisht i pranishëm në sytë e publikut edhe pa pasur ndonjë arsye të veçantë për të qenë aty. Dhe kjo ka krijuar një lloj “fame pa vepër”, ku fama nuk është më gjithmonë pasojë e një kontributi, por synim në vetvete.

Në këtë realitet, njeriu mund të bëhet i njohur edhe për faktin se është i njohur. Mund të ndërtojë një profil publik pa pasur ndërtuar më parë një vepër publike. Mund të krijojë një audiencë pa krijuar domosdoshmërisht një kontribut. Dhe këtu qëndron edhe paradoksi. Figura publike dikur ishte një status që ta jepte publiku. Sot, për disa, është një titull që ia vendosin vetes në profil.

Në fakt, nëse je vërtet figurë publike, nuk ke nevojë ta thuash, pasi të tjerët e dinë.

Sepse një figurë publike nuk përcaktohet nga ajo që shkruan poshtë emrit të saj në Instagram, Facebook apo në një intervistë. Përcaktohet nga ajo që ka bërë dhe nga gjurma që ka lënë ai.

Titulli mund të shkruhet vetë, por vepra jo.?

Next Post
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

Debate dhe konfrontime fizike në Këshillin Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin mbledhjen

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

August 20, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Rekord historik: 4.5 miliardë euro u këmbyen në treg, por Leku vijon të forcohet

August 20, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com