• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

by A. Q
01/09/2026 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marash Mirashi

Për vite me radhë Shqipëria ka jetuar nën ankthin e një pyetjeje që po ta dëgjonte ndonjë njeri i ardhur nga një botë tjetër, do të mendonte se këtu po përgatitej një nga ekspeditat më të mëdha të njerëzimit.

A do ta kalojë Sali Berisha oqeanin? Pyetja e përsëritur me një solemnitet gati biblik, është analizuar dhe është bërë objekt debatesh dhe parashikimesh, sikur në vend të një udhëtimi me avion të bëhej fjale për një ekspeditë drejt një planeti të panjohur, apo për një nga ato udhëtime që mund te ndryshojnë hartën e botës.

Amerigo Vespuçi e kaloi oqeanin pese shekuj me pare dhe emri i tij mbeti në histori si eksploratori i pare i Amerikes, me pas Magelani nisi një udhëtim që i beri te njohur njerëzimit një përmasë tjetër të globit.

Nga ana tjeter edhe Servantesi, pa patur nevojë të kalonte ndonje oqean, ashu si Doktori sot, krijoi një nga udhëtimet më të famshme të letërsisë boterore, mori një fisnik të rrënuar nga një fshat i Spanjës, e hipi mbi Rosinantin e famshem dhe e nisi drejt një bote ku mullinjtë e erës shndërroheshin në gjigantë. Ne ketë pikepamje, Don Kishoti nuk ndryshoi hartën e botës por shenoi nje nga kthesat me te medha te letersise.

Dhe ja ku mbërrijmë te Shqipëria e sotme, ku udhëtimi i një politikani drejt Amerikës po trajtohet me një rëndësi që do ta kishin zili edhe vete Magelani, Amerigo Vespuçi e sidomos Don Kishoti i Servantesit.

Ndoshta kjo është një nga marrëzitë më të mëdha të natyrës sonë kombëtare, pasi ne shqiptaret kemi një talent të jashtëzakonshëm për ta kthyer të zakonshmen në nje spektakël. Qytetari shqiptar mund të pijë një gotë raki dhe brenda pesë minutash të zgjidhë politikën amerikane, luftën në Ukrainë, fatin e Evropës e madje edhe zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Mund të mos e ketë kaluar kurrë Atlantikun, por është i bindur se e njeh atë më mirë sesa edhe vete kapitenët e anijeve. Mund të mos ketë qenë kurrë në Uashington, por e di se çfarë mendojnë senatorët.

Kështu pyetja: – a e kalon dot Sali Berisha oqeanin, – u bë dite pas dite një lloj parulle argetuese kombëtare. Pasi kaluan nja pese vjet te mira me kete tollovi nacionale, më në fund nuk pyetet më: A do ta kalojë Sali Berisha oqeanin, por ne vend te saj thuhet, Berisha do të shkojë në Amerike! Shqiptaret qe bejne politike dhe pijne kafe e raki, ulur ne poltronet luksoze te Tiranes e me gjere, kane zbuluar me shume se te gjitha zbulimet e botes bashke. Mediat jane qorollepsur keq. Analistet djersijne a thua se po perpiqen te shuajne flaket mbi Dajt…

Por sidoqofte pyetja që mbetet është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e pamëshirshme: çfarë dobie do t’i sjellë botës udhëtimi i Berishës në Amerikë? Sepse udhëtimet e mëdha të njerëzimit e kanë pasur një arsye. Vespuçi solli një emër te ri ne gjeografinë e botes. Magelani nje version të ri, ndersa Servantesi na dha Don Kishotin, heroin tragjikomik që vazhdon të udhëtojë edhe sot, sa herë që një njeri lufton me një realitet që vetëm ai e beson se ekziston.

Po ne populli krenar e taksapagues shqiptar çfarë do të fitojmë nga ky udhëtim? Do të fitojmë lajme, fotografi, deklarata, transmetime televizive dhe idiotësira portalesh. Një gjë është e sigurt.

Oqeani nuk do të ndryshojë fatin e ndonjërit dhe Amerika do të vazhdojë të jetë aty ku ka qenë. E vetmja gjë që do të vazhdojë të udhëtojë gjatë do të jetë fantazia e shqiptarëve në delir, ndërsa Don Kishoti i radhës do të vazhdojë të kërkojë gjigantë përtej oqeanit, edhe kur përballë ka vetëm mullinj ere.

Next Post
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com