• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vesi për të poshtëruar publikisht gazetarët

by Mero Baze
04/06/2018 07:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kur një gazetar shkon të dëshmojë në një Komision Parlamentar, është një ngjarje që zakonisht në botë ndodh rrallë dhe lidhet me punën e tyre. Ndodh kur gazetari ka zbuluar ndonjë gjëmë të madhe, për të cilën Parlamenti i rezervon të drejtën të sqarohet para publikut.

Vetëm Parlamenti i Shqipërisë e ka deformuar këtë ngjarje madhore dhe e ka kthyer në poshtërim.

Për të dytën here, Parlamenti i Shqipërisë thërret gazetarë për të dëshmuar jo si gazetarë, por si terroristë.

Herën e parë ka ndodhur më 21 janar 2011, kur Sali Berisha kërkoi që katër gazetarë, përfshi dhe unë, të dilnim para një Komisioni Parlamentar të posaçëm si terroristë, që donim të përmbysnim “pushtetin popullor” të Sali Berishës.

E dyta ndodhi sot, kur po Sali Berisha kërkon ta keqpërdorë një viktimë të dhunës në protestë, si gazetar, pa pikë mëshire, biles duke bërë dhe sakrificë t’i gjejë dhe ankerplast të bardhë si izolues dritash elektrike, për t’ia vënë tek vendi i gërvishtjes, ndërkohë që normalët janë bezhë në çdo farmaci.

Atëhere unë e mora me humor, edhe pse situata ishte dramatike, pasi ishin katër të vrarë mes nesh. Vendosëm bashkë me kolegët të shkonim në Komision Parlamentar dhe të pranonim që duam të përmbyset pushteti i Sali Berishës. Biles isha dakord të dorëzonim dhe tabulatet telefonike, duke modifikuar ndonjë thirrje sikur kishim folur dhe me Sali Berishën dhe familjarët e tij, që ta çonim humorin e zi deri në fund.

Një regjim që kishte vrarë njerëz për të mbajtur pushtetin, që kishte qëlluar para kolegut tonë gazetar Fatos Mahmutaj, duke i shpuar dorën tejpërtej, 2 cm larg kokës, dhe e kishte kërcënuar bashke me Sandër Frangajn të mbyllte gojën, një regjim  që kishte vrarë mbi tavolinën e gazetarëve Hekuran Dedajn, donte tani të lante gjakun nga duart, duke shpallur terroristë katër gazetarë, dy prej të cilëve ishin në katin e katërt të ndërtesës përballë, me dhjetëra reporterë të tjerë, dhe dy të tjerë në punë të tyre, por jo tek turma e policëve.

Sali Berishës i duhej viktimizmi i gazetarëve për të justifikuar vrasjet. I duhej t’i mbushte mendjen vetes, të vetëve dhe pasaj botës, se ai qe i rrethuar nga vrasës, gazetarë puçistë, institucione puçiste, president puçist, kryeprokurore puçiste, shef sigurie puçist etj.

I njëjti njeri sot, pasi dështoi në protestën e 26 majit, ka marrë një prej viktimave, atë që akoma nuk dihet cili prej gurëve të protestuesve e zuri në kokë dhe cilin polic qëlloi vetë, për ta paraqitur si viktimë të dhunës mbi gazetarët, duke fyer me këtë rast çdo gazetar normal në këtë vend. Në fakt, asnjë gazetar që raportoi nuk u dhunua. Dhuna preku vetëm 36 policë dhe këtë viktimën e Sali Berishës që kishte çuar sot në Kuvend.

Në dy kohë të ndryshme, i njëjti njeri, sa herë bën dhunë, sa herë udhëheq dhunën, dhe sa herë do të vendosë dhunën si mjet për marrje, ose ruajtje pushteti, tenton të viktimizojë gazetarët.

Herën e pare, pasi vrau në bulevard si kafshë parahistorike, e zuri gjaku dhe i donte të gjithë në burg. Vetëm kur përgjoi telefonatat tona dhe kuptoi që do talleshim me gruan e tij, vajzën dhe djalin, sikur kishim folur gjithë ditën më 21 janar me ta, u pendua dhe na anuloi seancën në Kuvend.

Sot kishte marrë një ditëzi ta shpallte po viktimë të dhunës së tij, dhe më shumë e dhunoi ai me të vetët në Kuvend, se sa policia në rrugë, duke u përballur me të si kriminel.

Fiksimi i këtij njeriu që sa herë bën krime, i shkon mendja tek gazetarët, tregon se ka një patologji të frikshme për dhunimin e tyre. Biles është gati t’i nxjerrë dhe nga varri për t’i ripërdorur. Siç bëri sot.

a.ç

Next Post
Në vitet e pavarësisë, 40 mijë kosovarë lanë shtetësinë

Më shumë kosovarë heqin shtetësinë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com