• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vështirësitë në marrëdhënie/ Ja 10 këshillat për të rritur dëshirën seksuale

by
13/08/2021 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stresi, vështirësitë në marrëdhënie, problemet shëndetësore, mosha mund të ndikojnë të gjitha në mungesën e dëshirës seksuale. Sigurisht, dëshira e ulët seksuale nuk është gjithmonë një problem, por mund të ndikojë në marrëdhëniet tona dhe vetëvlerësimin.

Disa metoda natyrale mund të rrisin epshin, duke ju rikthyer dëshirën e humbur.

Largoni stresin

Është e lehtë për t’u thënë dhe e vështirë për t’u bërë. Por nëse e bëni, menjëherë do të shihni shumë ndryshime në jetën tuaj të përditshme dhe marrëdhëniet seksuale. Stresi ul epshin dhe njerëzit e lodhur dhe të stresuar nuk kanë dëshirë seksuale dhe për këtë arsye nuk kryejnë marrëdhënie seksuale ose edhe nëse e bëjnë nuk e shijojnë atë.

Gjumi i mirë,  stërvitja e rregullt, ushqimi i mirë, përmirësimi i marrëdhënieve ndër-personale, seancat me një terapist mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit.

Përmirësoni cilësinë e marrëdhënies

Shumë njerëz në një moment të marrëdhënies, kanë më pak dëshirë erotike. Kjo zakonisht ndodh në marrëdhëniet afatgjata ose nëse dikush e kupton që gjërat nuk shkojnë mirë nga aspekti personal.

Përpjekja për të përmirësuar marrëdhënien mund të rrisë dëshirën seksuale.  Duke planifikuar takime për vetëm ju të dy, duke organizuar aktivitete të përbashkëta jashtë shtëpisë dhe jashtë dhomës së gjumit. Komunikimi është gjithashtu çelësi kryesor.

Josheni partnerin më lojëra të ndryshme

Përvojat më të mira seksuale mund të rrisin dëshirën e një personi për seks, duke rritur kështu epshin. Në shumë raste njerëzit mund të përmirësojnë përvojat e tyre seksuale duke dhënë më shumë  prekje, puthje, duke përdorur lodra seksi dhe duke bërë seks oral.

Për gratë, parapërgatitjet mund të jenë veçanërisht të rëndësishme. Sipas një sondazhi të vitit 2017, 18% e orgazmave femërore shkaktohen nga marrëdhëniet seksuale. 33.6% e grave thanë se stimulimi i klitorit është i nevojshëm për arritjen e orgazmës.

Flini gjumë mirë dhe mjaftueshëm

Gjumi i mirë mund të përmirësojë dëshirën  për seks. Një studim i vitit 2015 tek gratë tregoi se gjumi rriste dëshirën seksuale.

Hani shëndetshëm

Ushqimi i mirë mund të rrisë dëshirën seksuale, duke ndihmuar në qarkullimin e mirë të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Sindroma metabolike dhe sëmundjet kardiovaskulare mund të ndikojnë në anën seksuale. Sindroma e vezoreve policistike mund të ndikojë gjithashtu në nivelet e hormoneve, të cilat nga ana tjetër mund të zhduk dëshirën për seks.

Një dietë e pasur me perime, konsumi i  ulët i sheqerit dhe kripës dhe proteina me vlera të larta ushqyese mund të parandalojnë çrregullimet që ndikojnë në dëshirën seksuale.

Thuaji po ilaçeve bimore

Edhe pse nuk ka shumë të dhëna kërkimore mbi efektin e ilaçeve bimore në ndikimin që kanë të marrëdhëniet seksuale, shumë kanë treguar se ato kanë një efekt pozitiv. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre, gjithmonë në konsultim me mjekun. Disa ilaçe bimore nuk duhet të përdoren në rast se merrni ilaçe të tjera.

Stërvituni

Stërvitja e rregullt mund të ndihmojnë  në rritjen e dëshirës seksuale në shumë mënyra. Stërvitja përmirëson shumë gjendjen shpirtërore, duke krijuar kushtet për intimitet dhe lojëra të ndryshme.

Ruani një peshë të shëndetshme trupore

Disa shkencëtarë kanë deklaruar se nivelet e ulëta të epshit lidhen me kilogramët e tepërt. Përveç kësaj, mbipesha ul vetëvlerësimin. Ushqimi i duhur i kombinuar me ushtrime ndihmon në uljen e peshës trupore, duke na dhënë energji dhe humor më të mirë.

Mos pini duhan

Pirja e duhanit ka një ndikim negativ në sistemin kardiovaskular. Mos të harrojmë se shëndeti i mirë i zemrës është i rëndësishëm për një marrëdhënie të mirë seksuale. Njerëzit të cilët kanë lënë duhanin kanë zbuluar rritje të energjisë  dhe dëshirës seksuale.

Konsultohuni me një seksolog

Dëshira seksuale është komplekse dhe varet nga shumë parametra. Trajtimi me ndihmën e një seksologu  është një strategji efektive për të rritur epshin. Këshillimi individual mund t’ju ndihmojë të largoni qëndrimet negative në lidhje me seksin, vetëvlerësimin dhe shkaqet dytësore që ndikojnë në përformancen e ulët seksuale siç janë depresioni dhe ankthi.

Këshillat mund të ndihmojnë disa njerëz  të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në dëshirën e tyre seksuale.

/b.h

Next Post
“Është vënë nga dora e njeriut”/ Zjarr në fshatin Lapardha në Berat, rrezikohen banesat

"Është vënë nga dora e njeriut"/ Zjarr në fshatin Lapardha në Berat, rrezikohen banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In