• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veshkat në rrezik gjatë festave, a duhet të konsumohet mishi i gjelit të detit?

by A M
15/12/2024 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Periudha e festave rrit tendencën për të abuzuar me ushqimet dhe me pijet, qofshin ato alkoolike apo me ngjyrues. Për individët që kanë probleme me veshkat, kujdesi ndaj ushqimeve duhet të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi në gjak mund të rritet niveli i disa elementeve të cilat mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Pacientët që kanë probleme me veshkat duhet që në mënyrë të menjëhershme të ulin nivelin e fosforit në gjak. Ky element i marrë në doza të larta, mund të çojë deri në hollimin e kockave dhe thyerjen e lehtë të tyre. Po ashtu ndjesia e të kruarit në lëkurë, është një sinjal alarmi se trupi ka sasi të lartë të fosforit në gjak, ndaj duhet të matni vazhdimisht nivelin e tij.

E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” në A2 CNN, Prof. Asc. Marsida Duli, mjeke nefrologe nga Premium Clinic, këshilloi ndjekjen e një kujdesi të veçantë për pacientët që vuajnë nga veshkat.

“Të gjithë pacientëve tanë të cilët vuajnë nga veshkat i themi, ju lutem kujdes, ulni sasinë e fosforit, pra përdorni produkte të cilat kanë sasi fosfori të ulët dhe kanë kalium të ulët. Në qoftë se rriten vlerat e shtuara të fosforit ndikon direkt në sistemin osteoartikular. Një ndikim në ekuilibrin e kalciumit dhe në hollimin e kockës e thënë ndryshe, pra kockat e pacientëve tanë janë më të thyeshme. Shfaq efekte anësore siç janë të kruarat, dhimbjet e kockave, dhimbjet e artikulacioneve, prioritet është kruarja, pra është ajo që i shqetëson pacientët tanë. Kruarja është një shenjë e rritjes së fosforit në gjak si pasojë e dëmtimit. Duhet bërë testi fosforit në gjak. Elementi tjetër është potasiumi, kaliumi që është kryesor njëkohësisht edhe në terapitë dhe në dietën ushqimore që duhet të jetë i pakësuar”, tha mjekja.

Niveli i lartë i acidit urik në gjak është një tjetër element që nuk e favorizon aspak veshkën. Pacientët që kanë probleme me organet, duhet të tregojnë kujdes të veçantë. Ky acid rritet nga marrja e produkteve ushqimore, teksa veshka për shkak të sëmundjes nuk bën dot pastrimin dhe daljen tij përmes urinës.

“Rritja e acidit urik, përveçse është më i lartë, ai fillon dhe përkeqëson nga ana tjetër edhe funksionin e veshkës. Veshka nga njëra anë është e dëmtuar dhe pakëson si pasojë e uljes së funksionit të saj, nuk kryen funksionin siç duhet, pra nuk e eliminon siç duhet acidin urik nga përmes urinës pra në saj të funksionit të saj, por nga ana tjetër ky rritet si pasojë e marrjes së shtuar dhe rritjes së metabolizmit nga konsumi i tepërt i produkteve që prodhojnë acid urik, dhe fillojnë pastaj shpimet, dhimbjet, fillojnë artikulacionet, pra janë më të dhimbshme, sidomos kap artikulacionin e gjurit, të këmbës, të brrylit, të dorës. Rritet predispozicioni, për të formuar kristale dhe gurë të acidit urik, sidomos në një sezon kur kemi të bëjmë edhe me produktet e agrumeve që përdoren dhe kanë vitaminë C të shtuar, rritet predispozicioni për të bërë dhe kristale dhe gurë të acidit urik”, u shpreh mjekja nefrologe.

Ndër ushqimet që mund të konsumohet pa problem, është ai i gjelit të detit. Ai përmban hekur, i cili ndihmon personat me anemi. Po ashtu përmban fosfor dhe kalium që janë të rëndësishme për shëndetin. Studimet tregojnë se mishi i gjelit ka triptofan, si një animoacid që përmirëson dhimbjen e muskujve dhe të kockave.

“Gjeli i detit ka vlera të jashtëzakonshme, në përbërjen e tij, ka sasi të shtuara të hekurit, që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e anemisë, për ato që kanë ferritinemi dhe pra vlera të ulura të hemoglobinës. Nga ana tjetër ka fosfor, ka kalium, të cilat në një pacient të shëndetshëm, të mara dhe të përdorura në porcione të caktuara dhe jo të ekzagjeruara, kanë vlera të jashtëzakonshme. Studimet e fundit kanë treguar që gjeli i detit ka në përbërje një aminoacid shumë të rëndësishëm i cili nxit prodhimin e serotoninës dhe është një ndër hormonet kryesore tek njeriu i cili rregullon humorin është antistres dhe ul dhimbjen dhe është triptofani. Janë aminoacidet e triptofanit të cilat ndikojnë pikërisht në gjendjen e humorit dhe në uljen e dhimbjes pra ka efekte të jashtëzakonshm”, tha mjekja nefrologe Marsida Duli.

Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. /a.m.

Next Post

Pse Berisha po i shmang primaret?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In