• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vërtetë mendoni që pavarësinë e Kosovës e ka në dorë Hashim Thaçi?

by Spartak Ngjela
04/08/2018 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

A do të krijohet dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor?

l.Më habit dyshimi i gazetarisë shqiptare dhe politikës kosovare që ende dyshon se Kosova mund të ndahet. Asnjëherë në shqiptarët nuk kemi ditur të artikulohemi politikisht, si gazetaria ashtu dhe politika. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh, sepse prapambetja e koshiencës politike nuk të lejon që të shohësh pemët pas pyllit.

Si mund të ndahet Kosova, dhe kush mund ta ndajë?

Gjykimi mediokër politik nuk mund ta arsyetojë dot historinë politike të kohës, sepse e dominon frika shekullore, por ka edhe nga ata shqiptarë të cilët nuk e pranojnë Dimensionin Gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Ndarjen e Kosovës nuk e lejon dimensioni gjithëshqiptar që po formohet në Ballkanin Perëndimor.

Po pyetja që duhet ngritur me këtë rast është kjo: pse vërtet mendoni që pavarësinë e Kosovës e ka në dorë Hashim Thaçi me që ky është President i Kosovës dhe drejton bisedimet me Presidentin e Serbisë?

Thaçi ka qenë një luftëtar dhe kryeministri i parë i Kosovës, dhe kjo sigurisht që përbën vlerë historike përt Të, dhe vetëm kaq.

Zotërinj, Kosova është çliruar prej Serbisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Nato.

Serbia ka humbur luftën me Amerikën, dhe pikërisht këtu qëndron pika thelbësore e gjykimit politik. Amerika nuk e ka bërë luftën “për sport”, por për arsye shumë të thella që kanë lidhje me historinë globale.

Serbia është tani si Gjermania në vitin 1945, sepse ka humbur luftën, madje më keq. Serbia vetë hyri në një luftë që ishte kundër saj nga Perëndimi, sepse ajo e dinte që ishte një pushtuese e madhe e territoreve shqiptare dhe njohja e Kosovës si territor historik arbëror prej 2000 vjetësh, krijonte procesin e kohës historike të Shqipërisë etnike.

Historia e Ballkanit s’është tjetër veçse një betejë shumëshekullore për të thyer shqiptarët dhe për të pushtuar territoret e zotërve mijëvjeçarë të Gadishullit Ilirik.

Kjo është arsyeja politike që Serbia tani është një pushtues i mundur, dhe pa dyshim që duhet të dorëzojë plotësisht territoret e pushtuara. Kosova ishte një territor shqiptar i pushtuar, madje më i madhi, por Serbia tani duhet ta dorëzojë plotësisht territorin shqiptar, dhe duhet theksuar se procesi i Dimensionit Gjithëshqiptar e dëmton shumë rëndë Serbinë, por kjo do t’i ndodhte një ditë asaj dhuhej të ishte e përgatitur.

Kosova ka shpallur pavarësinë dhe Amerika ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e saj. Madje Presidenti amerikan erdhi dhe e shpalli atë në Tiranë. Por a e dini se çdo të thotë kjo në politikë? Që territori i këtij shteti është i garantuar njëlloj si territoret e pushtuara nga Gjermania që Jalta i garantoi, pasi Gjermania humbi Luftën e Dytë Botërore.

Por kosova ama tani kuptohet se është vetëm territori i parë në procesin e dorëzimit të territoreve shqiptarë të pushtuara prej saj. Kurse dimensioni gjithëshqiptar patjetër që do të vijojë udhën e tij në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

ll.

Rifillimi i këtij procesi gjithëkombëtar shqiptar, tani pas pavarësisë absolute të Kosovës, patjetër që do të nisë me Preshevën, Bijanovacin dhe Medvegjën. Por ky është vetëm fillimi. “Jalta e kohës së sotme ” do të vijojë edhe me çështjen e Ulqinit , Tivarit ë Grudës dhe tokave shqiptare në Malin e Zi, por edhe me çështjen e Çamërisë si proces. Sepse kjo tani është një domosdoshmëri historike. Por duhet vënë në dukje se çështja e Çamërisë nuk e ka fare vështirësinë që ka patur çështja e Kosovës.

Çështja e Çamërisë nuk e ka atë vështirësinë që pati çështja e Kosovës, sepse lufta e humbur e Serbisë është edhe një rënie në lidhje me territoret shqiptare që ajo ka pushtuar si aneksim e pushtim njëherësh, por edhe me genocidin antiçam dhe me shtypjen e paskrupullt që iu kanë bërë shqiptarëve me një histori fetaro-politikë. Madje kjo është arsyeja kryesore që Greqia nuk po e njeh Kosovën, sepse e kupton që ky është një proces i cili domosdoshmërisht do të shtrihet edhe të shqiptarët e Greqisë.

Kurse çështja e shqiptarëve të Malit të Zi, pritet të jetë një proces paqësor dhe konstruktiv.

Por çfarë po pritet të ndodhë?

Hapi i parë është likuidimi i klasës politike të korruptuar që po drejton sot Shqipërinë.

Pas likuidimit të kësaj klase të korruptuar politike, e cila tani është antikombëtare dhe e provuar që hapur po punon kundër Shqipërisë, në Moskë, në Beograd dhe në Stamboll, brenda aleancës Uashington-Tiranë, fillon me ritme të shpejta ridimensionimi gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Por duhet të theksojmë se dimensioni gjithëshqiptar nuk është një artific amerikan apo gjerman, por një nevojë historike e cila iu paraprin ngjarjeve të ardhëshme.

Pse është një nevojë historike?

Sepse Shqipëria pritet të forcohet shumë edhe ekonomikisht, edhe ushtarakisht. Por ky forcim ushtarako-ekonomik i Shqipërisë nuk do t’i lejonte më shqiptarët që ata të vijonin të jetonin nën shtypjen e kishës dhe politikës greke e serbe.

E pra, pikërisht për këtë shkak, çështja shqiptare e të gjithë Çamërisë, dhe gjithashtu e Kosturit, Follorinës, Sulit, etj, do të zgjidhet njëlloj sikurse u zgjidh edhe çështja e Kosovës, por përpara sesa të nisë procesi i forcimit ekonomiko-ushtarak i Shqipërisë. Kjo sepse, një Shqipër e fortë që pritet të vijë si domosdoshmëri historike, do të hapte probleme globale.

Politika është shkollë tani, dhe kjo shkollë e njeh shumë mirë këtë precedent: forcimin e një shteti, të cilit i kanë aneksuar territoret, pas forcimit të tij ekonomiko-ushtarak, ky do të kërkojë menjëherë revansh në rimarrjen e territoreve të tij të pushtuara.

Sot nuk ka një shtet tjetër në botë, si Shqipëria, që të kufizohet shtetërisht nga bashkëkombas, sepse territoret e tij janë aneksua dhe pushtuar nga fqinjët.

Ky, esencialisht, është rasti për luftë, sepse në fakt është një e drejtë shqiptar e cila nuk mund të mohohet më.

Pikërisht këtë di sot politika amerikane dhe politika gjermane, dhe prandaj po iu paraprijnë ngjarjeve shqiptare.

Sot, as Serbia, as Greqia dhe as Maqedonia nuk kanë mundësi faktike që t’i kundërvihen Amerikës dhe Gjermanisë. Por janë këto dy fuqi të mëdha që përbëjnë forcën adekuate perëndimore në kërkesën për krijimin e Dimensionit realhistorik Gjithëshqiptar.

Për faktin që pushtuesit serbë dhe pushtuesit grekë të territoreve shqiptare e kanë të pamundur të rezistojnë në këtë politikë të re ballkanike, dhe për faktin që sot dimensioni gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor është një kërkesë e rëndësishme e politikës globale, gjithçka duhet zgjidhur që tani dhe sa më shpejt.

a.ç

Next Post
PD letër Ramës dhe Ruçit: Merrni masa, ministrat të mos refuzojnë komisionet

PD: Rama qeveris me krimin, 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In