• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veriu në vakuum apo drejt paralelizmave institucionale?

by A R
02/12/2018 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëheqja e kryetarëve të 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë, ka thelluar situatën politike në atë pjesë të vendit duke krijuar vakuum institucional dhe mundësi për pushtet të dyfishtë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë që dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore, në njërën anë, si dhe mosveprimi i njëjtë nga ana e kryetarëve të 6 komunave me shumicë serbe në pjesën tjetër të Kosovës, të cilët të gjithë i takojnë Listës Serbe, shpjegon konceptin e ndryshëm që ka ky subjekt politik.

Sipas tij, në veri të Kosovës, deri më tash ka ekzistuar një paralelizëm joformal, por ai tash po rrëshqet drejt formalitetit.

“Parashikimet janë që institucionet në veri, që janë të udhëhequra nga Lista Serbe, do të kërkojnë të hyjnë në negociata me strukturat e Kosovës. Pra, do të bëhet tërheqja e vendimit për taksën prej 100 për qind për prodhimet serbe dhe të plotësohen kushtet tjera që kanë të bëjnë me Bashkësinë e komunave serbe ose veriu do ta udhëheqë një politikë krejt tjetër, në të cilën institucionet e Kosovës nuk do të kenë qasje. Fundja, mund të kemi zgjedhje edhe në Kosovë, si shkas i kësaj krize”, tha Tahiri.

Njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë që edhe më herët, pavarësisht situatës politike, përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët ishin pjesë e institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave, në fakt kanë qenë të kthyer kah Beogradi. Edhe në situatën e tanishme, kur kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqjen, sipas tij, ata do të përpiqen ta mbajnë pushtetin.

“E gjithë kjo është një tentim që të ata edhe më tej ta mbajnë pushtetin në mënyrë paralele në veri të Kosovës me mbështetjen e Beogradit. Por, mendoj që ashtu siç nuk janë të pranueshme taksat që janë vënë nga Qeveria e Kosovës dhe për këtë ka pasur reagime nga bashkësia ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra, në të njëjtën mënyrë, në rast se vendoset që të anulohen institucionet në veri, do të reagojë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe nuk do të lejohet diçka e tillë”, tha Nojkiq.

Ndërkaq, Petar Miletiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, vlerëson se vendosmëria e përfaqësuesve të Listës Serbe lidhur me pjesëmarrjen në institucionet lokale në veri të Kosovës, do të varet nga Beogradi zyrtarë, përkatësisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Se a do të jenë këto dorëheqje të qëndrueshme apo jo, do të shohim kur të flasë ai, i cili i ka trimëruar këta për një vendim të tillë”, tha Miletiq.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka miratuar veprimet e kryetarëve të komunave veriore dhe protestat e qytetarëve serbë në atë pjesë të vendit.

“Jam lumtur që serbët e Kosovës janë ngritur dhe zgjuar, si dhe kanë kuptuar se sa janë të goditur me këto masa dhe kanë treguar që janë faktorë politikë të rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Por, a ka krijuar vakuumi institucional në komunat veriore situatë të rrezikshme për vendin?

Politologu Tahiri pohon një gjë të tillë, duke theksuar që tashmë në veri ekzistojnë udhëheqjet komunale që nuk e pranojnë pushtetin qendror të Kosovës.

“Tash, a do ta respektojë Qeveria e Kosovës ligjin e saj për pushtetin lokal dhe a do t’i shpallë zgjedhjet për kryetar të komunave në afat prej 40 ditësh, mbetet të shihet se a ka guxim, jo vetëm politik, por a ka guxim që t’i zbatojë vendimet.Mirëpo, në anën tjetër, nëse mbahen këto zgjedhje, a do të bojkotohen nga popullata serbe? nëse bojkotohet zgjedhjet nga popullata serbe, nuk besoj që Kosova ka fuqi dhe vullnet që të emëroj administrim të dhunshëm, siç bën për shembull Serbia nëpër komuna të caktuara ku rebelohen”, tha Tahiri.

Nojkiq shpreh mendimin se situata e krijuar në veri, me dorëheqjen e kryetarëve të komunave, më shumë është synimi Serbisë që të krijojë gjendje faktike, për t’i hapur rrugë idesë së Vuçiqit për caktim të kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Ky praktikisht është tentim që të krijohet gjendje faktike, një pozicion përmes të cilit po provohet që të dilet nga problemi. Situata është e tillë që tashmë, praktikisht ekziston pushtet i dyfishtë dhe në bazë të kësaj, bashkësia ndërkombëtare do të tentojë që të bisedojë. Por, mendoj që edhe bashkësia ndërkombëtare nuk është tërësisht e unifikuar për një zgjidhje të tillë. Megjithatë, është e saktë që ajo që ka qenë ide e Vuçiqit, tash po e zbatojnë kryetarët e komunave në veri”, tha Nojkiq.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka dhënë shenja që për katër komunat veriore do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Sidoqoftë, sipas ligjit, vetëm Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), mund t’i ndryshojë afatet kohore për shpalljen e zgjedhjeve, në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave.

Por, anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka skaduar mandati, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka mandatin e emërimit, ka kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, ende nuk ka dhënë ndonjë mendim.

/REL/b.d

Next Post
Ledi Shamku i shkruan Salvinit: Ja pse kërcënimi nuk është bërë nga shqiptarët

Ledi Shamku i shkruan Salvinit: Ja pse kërcënimi nuk është bërë nga shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundoset anija me emigrantë në Oqeanin Indian, rreth 250 persona të zhdukur

Fundoset anija me emigrantë në Oqeanin Indian, rreth 250 persona të zhdukur

April 15, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

April 15, 2026
“7 mijë euro/ora e helikopteri…”, zjarrfikësi analizon situatën e djeshme të djegies së pallatit pranë QSUT

“7 mijë euro/ora e helikopteri…”, zjarrfikësi analizon situatën e djeshme të djegies së pallatit pranë QSUT

April 15, 2026
Tymi nuk ndalet! Çfarë ka mbetur pas zjarrit në pallatin te “Farmacia 10”, rreth 30 apartamente të dëmtuara

Tymi nuk ndalet! Çfarë ka mbetur pas zjarrit në pallatin te “Farmacia 10”, rreth 30 apartamente të dëmtuara

April 15, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Magyar, shumë i zgjuar. Bëri diferencën nga partitë e tjera opozitare

April 15, 2026
Vlorë, digjet makina e një efektivi policie. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vlorë, digjet makina e një efektivi policie. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 15, 2026
Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

April 15, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Zgjedhjet në Hungari, Vangjeli: Orban, si dora e zgjatur e Putin në Evropë

April 15, 2026
47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

47 ditë luftë | Trump: Bisedimet SHBA–Iran mund të rifillojnë së shpejti, lufta “afër fundit”

April 15, 2026
21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In