• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Veriorët do e ndërtojnë murin e ri me “pult”

by Java News
07/02/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar planin e ndryshuar për projektin e ndërtimit të sheshit në Mitrovicë.Por, në tri skica të cilat i ka siguruar gazeta, shihet se përgjatë hapësirës ku ka qenë muri ilegal, do të ndërtohet një bazament i ri konstruktiv nga betoni me një lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi 120 centimetrash, shkruan Koha Ditore.

Edhe kryetari Goran Rakiq, ka thënë se plani i dakorduar nga të gjitha palët, parasheh një strukturë tjetër betoni, të cilit do t’i shtohen vetëm disa shtylla lëvizëse. Ato do të ulen në tokë vetëm për raste emergjente.Punimet në sheshin “Mbreti Petar”, do të nisin sot (e martë).

Mbi pjesën e murit, sipas skicës, do të vendosen disa pemë të cilat do t’ia rrisin lartësinë strukturës së betonit. Veriorët pasi kishin hequr zhavorrin patën mbjellë disa pisha në vazo betoni mbi urën e Ibrit, duke e quajtur ‘Parku i Paqes’.

Prishtina zyrtare kishte kundërshtuar ndërtimin e këtij “parku”. Pas një marrëveshjeje të dakorduar në Bruksel, në gushtin e vitit 2015, nga ura e Ibrit ishte larguar i ashtuquajturi “Park i paqes”. Me marrëveshjen e re, e gjithë zona prej ku nis Mitrovica Veriore do të jetë park dhe hapësirë dedikuar vetëm për lëvizjen e këmbësorëve. (b.an)

Next Post
Mediat serbe provokojnë: Putin do e mbrojë Kosovën ushtarakisht!

Mediat serbe provokojnë: Putin do e mbrojë Kosovën ushtarakisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com