• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Verifikimi i vështirë i pasurisë së paligjshme të zyrtarëve shtetërorë

by Java News
24/02/2019 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga themelimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, zyrtarët shtetërorë në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre.

Mirëpo, procesi i deklarimit të pasurisë është kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile, për shkak se është thënë se zyrtarët pavarësisht se janë të obliguar të deklarojnë pasurinë, procesi nuk shërben në mënyrë efektive në luftimin e pasurisë së paligjshme.

Drejtoresha e organizatës “FOL”, Mexhide Demolli-Nimani, thotë se deklarimi i pasurisë është përcjellë me probleme të vazhdueshme.

Sipas saj, zyrtarët nuk e deklarojnë pasurinë e plotë, si dhe nuk e marrin seriozisht procesin e deklarimit të pasurisë.

“Duke parë këto mangësitë, shumë zyrtarë nuk janë marrë seriozisht me deklarim të pasurisë saqë në formularët e dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion, kanë ndryshuar vetëm datën e dorëzimit. Për shembull, një zyrtar e deklaron një veturë të njëjtë me çmimin e njëjtë gjatë 5-6 viteve. Kjo s’ka logjikë kur e dimë një veturë për këto vite amortizohet dhe nuk mund të ketë çmimin e njëjtë qoftë dhe mbas një viti”, thotë Mexhide Demolli-Nimani.

Ajo thotë se deklarimi i pasurisë konsiderohet si një ndër aspektet bazë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, porse aktualisht, sipas saj, mangësitë ligjore e bëjnë të pamundur luftimin efektiv të pasurisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë.

“Në Ligjin aktual për deklarimin e pasurisë, mangësitë kryesore janë kufizimi i kompetencave të Agjencisë Kundër Korrupsion në procesin e kontrollimit të pasurisë së deklaruar nga zyrtarët publikë, mosrregullimi i hetimit të origjinës së pasurisë, mungesa e konfiskimit të pasurisë së paligjshme si masë ndëshkuese dhe përkufizimi i qartë i personave të obliguar të deklarojnë pasurinë”, shpjegon ajo.

Organizata “FOL”, po ashtu kërkon që të zgjerohet lista e zyrtarëve, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë duke filluar nga inspektorët, policët hetues dhe doganierët.

Se zyrtarët nuk e kanë marrë seriozisht procesin deklarimit të pasurisë në Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsion, thonë edhe në organizatën Demokraci për Zhvillim (D4D).

Hulumtuesi i politikave pranë kësaj organizate, Asdren Osaj, pohon faktin se zyrtarët e lartë publikë mund të kenë fshehur pasurinë dhe se nuk ka ardhur deri te një hetim efektiv i prejardhjes së asaj pasurie.

“Ligji aktual i jep në njëfarë forme kompetencë të përgjysmuar Agjencisë Kundër Korrupsion për hulumtim. Agjencia çdo vit e ka sipas rastit që i përcakton personat, të cilëve iu hulumton pasurinë e tyre. Ka pasur raste kur është bërë hetimi i pasurisë, por nuk kemi parë shumë raste konkrete që është marrë ndonjë masë, përveç disa veprimeve simbolike në konfiskimin e pasurisë ose deklarimin e asaj pasurie se pasi është fituar në mënyrë të dyshimtë”, deklaron Osaj.

Osaj thotë se Agjencia Kundër Korrupsion me mandatin aktual e ka të pamundur hetimin efektiv të pasurisë së deklaruar nga zyrtarët publikë.

Në mungesë të këtij mandati, sipas tij, AKK-ja mbetet e paaftë për të zbuluar deklarimet e rrejshme të zyrtarëve shtetërorë.

Qëllimi kryesor i procesit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion është që të identifikohen rastet e krijimit të pasurive të jashtëligjshme nga zyrtarët e lartë publikë në Kosovë.

Muajt në vijim, Agjencia Kundër Korrupsion do të fillojë procesin e publikimit të formularëve të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë për këtë vit./REL

E.Xh./

Next Post
A po ecën Rudina Hajdari në gjurmët e të atit Azem, si rebele në PD?

A po ecën Rudina Hajdari në gjurmët e të atit Azem, si rebele në PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa një garanci!

October 22, 2026
Panik për kapitenin e Manchester United, grabitësit i futen në vilën luksoze ndërsa po luante në Champions kundër Komos!

Panik për kapitenin e Manchester United, grabitësit i futen në vilën luksoze ndërsa po luante në Champions kundër Komos!

October 22, 2026
Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

October 22, 2026
“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

October 22, 2026
Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

October 22, 2026
Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

October 22, 2026
Përcaktohen lehtësitë financiare për legalizimet, ja si do të aplikohen faljet 30%, 50% dhe 100% për faturat e truallit

Përcaktohen lehtësitë financiare për legalizimet, ja si do të aplikohen faljet 30%, 50% dhe 100% për faturat e truallit

October 22, 2026
Gjykata Amerikane lëshon urdhër: Donald Trump duhet të dëshmojë deri më 11 dhjetor në padinë 10 miliardë dollarëshe ndaj BBC-së!

Gjykata Amerikane lëshon urdhër: Donald Trump duhet të dëshmojë deri më 11 dhjetor në padinë 10 miliardë dollarëshe ndaj BBC-së!

October 22, 2026
Protesta në Poloni kundër reformave të bllokuara të ligjit për abortin

Protesta në Poloni kundër reformave të bllokuara të ligjit për abortin

October 22, 2026
Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!

Kurti takohet me kancelarin Merz në Budva: 1,5 miliardë euro investime direkte nga Gjermania në Kosovë gjatë 5 viteve të fundit!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In