• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përcaktohen lehtësitë financiare për legalizimet, ja si do të aplikohen faljet 30%, 50% dhe 100% për faturat e truallit

by A. Q
22/10/2026 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nxjerrë udhëzimin e ri, i cili përcakton procedura të reja administrative për plotësimin elektronik të faturave të pagesës së parcelave ndërtimore, mënyrën e rakordimit financiar, si dhe listën e plotë të dokumentacionit për kategoritë shoqërore që përfitojnë falje të plotë apo të pjesshme të detyrimit.

Sipas aktit zyrtar të nënshkruar nga Drejtorja e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, hapi i parë procedural mbështetet në digjitalizimin e plotë të dokumenteve financiare.

Formulari i pagesës do të plotësohet në rrugë elektronike nga drejtoritë vendore, ndërsa faturat do t’u dërgohen qytetarëve përmes platformës shtetërore. Agjencia sqaron se “fatura për arkëtim hartohet në 3 (tri) kopje dhe nënshkruhet elektronikisht nga drejtori ose nga punonjësi i autorizuar i DVASHK-së dhe një kopje së bashku me formularin e pagesës dërgohet te subjekti nëpërmjet portalit «e-Albania» ose në rrugë postare”, në rastet kur mungojnë të dhënat e identifikimit elektronik.

Udhëzimi rregullon gjithashtu shlyerjen e detyrimeve nëpërmjet letrave me vlerë, duke saktësuar se në raste përjashtimore “kur nuk është e mundur të zbatohet saktësisht kufiri deri në 50% i pagesës me bono privatizimi për shkak të diferencave në përllogaritje, drejtoria vendore e ASHK-së bën rrumbullakimin e nevojshëm të vlerës së detyrimit”, por pa cenuar raportin e përgjithshëm ligjor dhe pa krijuar përfitime të padrejta.

Gjithashtu, për të gjithë poseduesit e ndërtimeve pa leje ofrohet një mekanizëm nxitës për pagesën e shpejtë: “nëse shlyerja bëhet brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni për njoftimin, përfitohet zbritje prej 20% nga vlera e mbetur e detyrimit, pavarësisht nga funksioni i ndërtimit pa leje”.

Një kapitull më vete në udhëzim i kushtohet lehtësive financiare për shtresat sociale, ku përcaktohet me detaje dokumentacioni mjekësor dhe administrativ që duhet të depozitohet pranë zyrave të kadastrës. Falje të plotë (100%) të vlerës së parcelës ndërtimore përfitojnë personat me statusin e invalidit paraplegjik/tetraplegjik dhe personat e verbër, kundrejt paraqitjes së vendimeve përkatëse nga Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) apo Komisioni Mjekësor i Përcaktimit të Verbërisë (KMPV). Nga pagesa përjashtohen tërësisht edhe bashkësitë fetare për objektet e kultit, arsimore, sociale e shëndetësore.

Nga ana tjetër, falje të pjesshme prej 50% përfitojnë familjet që kanë në përbërje persona me invaliditet, të verbër, invalidë pune, familjarë të dëshmorëve të atdheut, pensionistët, si dhe “familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, të cilat e provojnë këtë fakt nëpërmjet depozitimit të certifikatës familjare”.

Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, udhëzimi parashikon se ato “përfitojnë falje të pjesshme në masën 30% nga vlera e llogaritur e parcelës ndërtimore me paraqitjen e vërtetimit nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku kanë vendbanimin”.

Procedura përmbyllet me verifikimin e rreptë të transaksioneve bankare përpara se pronari të marrë certifikatën e pronësisë. Udhëzimi përcakton se vetëm “pas konfirmimit dhe rakordimit të plotë të pagesës, detyrimi financiar konsiderohet i shlyer dhe subjekti vijon procedurat për regjistrimin e pasurisë”, ndërsa heqja e hipotekës ligjore mbi pronën do të kryhet ekskluzivisht mbi bazën e dokumentacionit të verifikuar plotësisht nga specialistët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Akti i ri normativ ka hyrë menjëherë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Next Post
Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

October 23, 2026
Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

October 23, 2026
ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

October 23, 2026
Pas kthimit nga Luksemburgu, Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Urdhri i kryeministrit Rama nis të vihet në zbatim, japin dorëheqjen drejtorët e institucioneve qëndrore në nivel vendor në Dibër!

October 23, 2026
Trupat ukrainase raportojnë probleme të vazhdueshme me Starlink

Trupat ukrainase raportojnë probleme të vazhdueshme me Starlink

October 23, 2026
“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

Oerd Bylykbashi (nuk) po revizionon Oerd Bylykbashin, si Bedri Spahiu, Bedri Spahiun?!

October 23, 2026
Hila për protestën: Me kë do ta rrëzosh Ramën, me atë që harxhon lekët e call center-ave për vezë apo me marksistë-leninistët?

Hila për protestën: Me kë do ta rrëzosh Ramën, me atë që harxhon lekët e call center-ave për vezë apo me marksistë-leninistët?

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë

Franca “blindon” rrugët këtë fundjavë, mobilizon 70 mijë forca sigurie dhe mbyll muzetë kryesorë

October 23, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos me thikë tre shokët e klasës! Të dëmtuarit dërgohen në Prizren, ja si paraqitet gjendja e tyre

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In