• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Verdhoshen nuk do ta ngre, po ai m*** pse i solli, i prenë…” Përgjimet që fundosën policët

by A R
09/08/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kultivuesit e kanabisit në fshatrat e Vlorës, me qëllim trafikimin e tij me avion drejt Italisë, kanë pasur “engjëj mbrojtës” në Policinë e Shtetit. “Panorama” zbardh sot përgjime të tjera të dosjes së grupit të Vlorës, të kryesuar nga Sokol Burhamaj (Lamaj), të fajësuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për kultivim të kanabisit në formën e organizatës kriminale.

Sipas Gjykatës, Sokol Burhamaj mbante kontakte me punonjës policie të Drejtorisë Rajonale Vlorë, nga të cilët merrte garanci për të mos i dëmtuar parcelat me bimë të kultivuara me lëndë narkotike.

Në bisedat e përgjuara të të pandehurve të arrestuar nga operacioni “Fluturim i lirë”, pas bllokimit të një sasie prej 128 kg kanabis të sapotrafikuar në Itali me avion sportiv, del në pah shqetësimi i tyre kur shohin policinë te parcelat. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin, ku edhe i kërkojnë Burhamajt të flasë me kontaktet e tij në polici.

Me gjithë këto pretendime, Prokuroria për Krimet e Rënda arriti të identifikojë vetëm punonjësit e Policisë, Vladimir Zanaj, si garantor i parcelave të kanabisit. Ai ishte i pandehur në të njëjtin proces, por dosja ndaj tij u veçua dhe iu kalua për kompetencë Gjykatës së Vlorës. Më 27 korrik 2017, kjo gjykatë e vlerësoi të paprovuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndaj tij dhe e deklaroi të pafajshëm.

Në vijim zbardhen edhe përgjimet telefonike të bisedave të bëra për llogari të trafikimit të sasive të drogës drejt Italisë dhe shifrave që do të përfitonin trafikantët, shifra që, sipas bisedave, shkonin në 180 mijë euro për person.

Mesazhet

Fatos Bruhamaj nga numri i tij i dërgon SMS përdoruesit të numrit 06…011, (i paidentifikuar deri më tani): “Po pren të shumtën jan dhe nja 100 të vogla e një 100 gjysëm të mëdha me një cep se di do i presin dhe ato a jo se di”. Ndërsa Igli Shahaj komunikon me një person (ende i paidentifikuar pas asgjësimit të bimëve narkotike).

Next Post
Treguesit fiskalë Janar-Prill 2017, buxheti del me sufiçit. Ja sa u rriten të ardhurat

Reforma e thellë, si ndryshojnë ministritë dhe institucionet në varësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com