• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veprimet e një burri shteti

by Artan Boriçi
02/07/2017 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Boriçi

Zgjedhjet e fundit treguan se partitë e majta morrën mbështetje më të madhe se katër vite më parë, ndërsa Partia Demokratike mori dukshëm më pak. Në kushte normale do duhej që problemi i PD-së të analizohej kryesisht brenda strukturave të saj. Por mënyra se si humbi kjo parti duke u vetësakrifikuar në emër të inetresit kombëtar meriton mirënjohje në rang kombëtar por edhe mbrojtje nga publiku i gjërë pavarësisht prej preferencave zgjedhore.

Partitë politike janë pasuri kombëtare dhe si të tilla është e drejta e çdo qytetari t’i mbrojë ato. Shumë simpatizantë të Partisë Demokratike e më shumë se kushdo tifozët e zjarrtë të saj ndihen të shpartalluar dhe nuk duan të pranojnë humbjen. Në këto çaste ata shohin si problem të vetëm kryetarin e saj dhe i janë qepuar atij, siç thotë populli, me bukë në gojë. Vërtëtë, jetojmë në Ballkan dhe që prej lashtësisë popujt ndaheshin në dy kampe, fituesi lartësoht dhe humbësi përçmohet. Ballkani vazhdon të jetë i tillë edhe sot kur demokracia Perëndimore nuk ka zënë ende rrënjë. Në këtë mënyrë, e kuptoj qartë furinë e anëtarëve dhe të strukturave të PD-së për të qartësuar veten në këtë situatë.

Vetë nuk merrem me politikë, votoj rregullisht, kam simpatitë e mia politike e nuk jam anëtar i asnjë organizate politike. Megjithatë, nuk mund të qendroj mënjëanë kur shoh se një prej partive kryesore kombëtare mund të futet në një udhë pa krye pikërisht atëhere kur ka kryer një akt të vërtetë atdhetar. Ky akti i pashembullt në historinë e paritve politike i përket thuajse vetëm liderit të saj, i cili me vullnetin e tij të plotë u angazhua në shtetbërje duke u ulur me kryeministrin për të zgjidhur një krizë të rëndë kombëtare. Me këtë akt, kryeministri dhe lideri i opozitës shkruan histori, histori prej burrash shteti. Meritë shumë herë më të madhe ka këtu lideri i opozitës, i cili e dinte se me pak kohë për fushatë fitorja ishte e kundërshtarit politik. Megjithatë, ai vendosi të çojë përpara një ide që pak kush përpara tij e ka artikuluar, jo vetëm në Partinë Demokratike por edhe në jetën politike shqiptare të pas viteve 1990. Është hera e parë që një parti politike bën fushatë vetëm me një person, pa shtabe, pa organizim tjetër partiak, përveç rrugëtimit personal nëpër atdhe dhe studio televizive.

Kjo situatë nuk është normale dhe ky lider nuk e ka kryer këtë veprim prej naivitetit! Ai ka kryer një eksperiment social që askush nuk do ta kryente në asnjë vend të botës: sa do votojnë me një fushatë me shpenzime minimale? Gati 30% e shqiptarëve votuan Partinë Deomokratike në këto kushte. A ka pyetur njeri se sa do të ishte rezultati në qoftë se partitë e tjera do të ndiqnin të njëjtën strategji? Gara ka qenë totalisht e pabarabartë dhe rezultati është jashtëzakonisht i lartë në këto kushte. Mund të ishte edhe më i ulët në një vend Perëndimor. Shumë më i ulët në Britaninë e Madhe kam jetuar e punuar. Ky rezultat tregon se populli shqiptar ka dëshirë të madhe për të ndryshuar vendin me anë të Partisë Demokratike edhe në rast se ajo nuk i mobilizon në fushatë.

Ndryshe e shohin rezultatin një pjesë e anëtarësisë, të cilëve iu intereson rezultati i çastit dhe jo proçesi që të çon në qeverisjen radikale të vendit. Disa prej tyre i referohen partive të tjera popullore për rregullat e lojës brenda partisë, por asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar nëse do të ishte në gjendje të kryente pikërisht ato veprime të guximshme që lideri i tyre i kreu me vendosmëri.

Ai ngriti çadrën, me të cilën unë kam qenë totalisht kundër. I doli personalisht ballazi kundërshtarit politik, personalizoi fushatën dhe mori përsipër humbjen. Mbi të gjitha deklaroi se do të vazhdojë betejën. Kjo është një betejë që deri më sot nuk e kemi parë, prandaj Partia Demokratike duhet që energjinë e liderit të vet ta lejojë ta shpenzojë sipas idesë së tij deri në fund.

Në kushte normale, kjo do të ishte çmenduri, por vendi ka nevojë për shembuj të tillë, pikërisht për të filluar një mardhënie të re politike. I qëlloi Partisë Deomkratike të ishte “laboratori eksperimental” dhe për këtë ajo duhet të jetë krenare. Dhembja është e madhe kur eksperimenti kryhet mbi trupin tënd dhe rreziku është tejet i madh. Disa anëtarë të kësaj partie e refuzojnë këtë rrezik, por duke vazhduar kështu, situata nuk ndreqet asnjëherë. Nga ana tjetër, nëse eksperimenti është i suksesshëm, jo vetëm që partia shërohet, por ajo do të shërojë të gjithë politikën shqiptare.

Ndryshimi është revolucionar, listat e deputetëve janë të tilla dhe mënyra e përzgjdhjes po ashtu. Lideri i demokratëve nuk tregoi se injoron anëtarësinë dhe strukturat, ashtu siç do duhet të kritikohej kryetari me të drejtë në kushtet e një vendi normal demokratik. Përkundrazi, ai veproi në këtë mënyrë për të provokuar një ndryshim radikal. Vendi ka nevojë për shembuj të tillë në mënyrë që të shkëputet prej së kaluarës dramatike.

Zgjedhjet e liderit të ri demokrat nuk janë larg. Unë nuk kam njohje personale me liderin demokrat dhe nuk kam asnjë arsye të vëçantë për të mbështetur liderin aktual, përveç faktit se e kuptoj mirë qasjen e tij për ndryshim. Me anë të këtij shkrimi bëj thirrje që modeli i tij të ndiqet kudo ku është e mundur për të ndërtuar një Shqipëri evropiane. Shpesh ligjet e statutet nuk mjaftojnë. Demokracia njeh edhe revolucione ku ligji i vetëm është përballja me të keqen me anë të mosbindjes qytetare.

Next Post
Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave

Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

May 14, 2026
Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

May 14, 2026
VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

May 14, 2026
‘Po u hap dosja jote, merr erë tërë Shqipëria!’, Manja këshillon Berishën: Çliroje mendjen dhe shpirtin!

‘Po u hap dosja jote, merr erë tërë Shqipëria!’, Manja këshillon Berishën: Çliroje mendjen dhe shpirtin!

May 14, 2026
Dhunohet zv.ministri dhe kreu i LVV-së në Skënderaj, Vetëvendosje publikon fotot dhe akuzat e forta

Dhunohet zv.ministri dhe kreu i LVV-së në Skënderaj, Vetëvendosje publikon fotot dhe akuzat e forta

May 14, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’: Makaronat rezultuan me E. Coli dhe stafilokok

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’: Makaronat rezultuan me E. Coli dhe stafilokok

May 14, 2026
Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

May 14, 2026
Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

May 14, 2026
Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

May 14, 2026
Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In