Më 25 tetor 2015, në teatrin Marni të Brukselit, në kuadër të Edicionit të XXII të Festivalit Ndërkombëtar “L’espace du Son” në Belgjikë, do të ketë premierën vepra më e re e kompozitores Donika Rudi “In Between – Lux Sit”, vepër kjo e porositur nga Institucioni Musiques & Recherches në Belgjikë.
Këtë festival prestigjioz, i cili ka karakter tradicional, e organizon asociacioni më i njohur në Belgjikë (ndër asociacionet më me renome në Evropë) i cili promovon zhvillimin e muzikës elektroakustike dhe më konkretisht, atë të muzikës akusmatike. Festivali i dedikohet kompozitoreve femra, ku ndër to do të luhet edhe vepra e kompozitores kosovare.
Është hera e gjashtë që institucioni Musiques & Recherches porosit vepër nga kompozitorja Rudi ndërsa ka vite që veprat e saja të porositura nga ky institucion ndihmohen financiarisht nga Ministria e Kulturës në Belgjikë (Federation Wallonie – Bruxelles).
Veprat e saj janë luajtur në radio: Radio Spain – UNDÆ! Radio, France Musique, Dutch National Radio (radio nacionale holandeze), “Sonema Lab”, Portugese National Radio (radio nacionale portugeze). Gjithashtu, ka qenë pjesë e koncerteve dhe konkurseve në: Francë, Kolumbi, Zvicër, Kanada, Portugali, Bulgari, Shqipëri, Spanjë, Belgjike, Kosovë dhe Itali