• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ventura paralajmëron Spanjën: Nuk kemi siguri për pikë as në Shqipëri

by Java News
03/10/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë i frikësohen Shqipërisë. Pjesëmarrja në Europian dhe ndërgjegjësimi se skuadra e drejtuar nga De Biazi ka tashmë një grup shumë cilësor në përbërje, ka shtyrë edhe trajnerët e kombëtareve të mëdha që të shohin me një sy tjetër kuqezinjtë. Ndaj nuk është aspak rastësi që edhe trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, ka paralajmëruar Spanjën se nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj kuqezinjve, ashtu si edhe kombëtarja që drejton ai vetë.

“Ndaj Spanjës nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por e rëndësishme”, tha Ventura para gazetarëve, në ditën e parë të grumbullimit të Italisë. “Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk kemi sigurinë që do të shkojmë e të marrim rezultat në fushën e Shqipërisë, ashtu siç nuk e ka Spanja”, ishte paralajmërimi i tij për iberikët se duhej t’i kushtonin vëmendje ekipit të De Biazit po aq sa ndaj atij italian.

Italia mundi Spanjën gjatë Euro 2016, por Ventura është i bindur se tani situata është më ndryshe nga ajo ndeshje e pak muajve më parë. “Do të ndeshemi me skuadrën më të fortë në grup”, pranoi ai. “Ajo ka humbur për herë të fundit një ndeshje në kualifikueset botërore plot 23 vite më parë.

Kjo është një skuadër e rëndësishme, nuk është më ajo të cilën Italia e mundi në Europian pasi ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, jo për sa u përket emrave të përveçëm, por mënyrës në të cilën qëndron në fushë dhe përballon ndeshjet”, deklaroi Ventura.

Trajneri foli edhe për Mario Balotelin, i cili është kthyer përsëri protagonist me fanellën e Nicës, në kampionatin francez të futbollit, por mungon në listën e Italisë. “Si lojtar nuk diskutohet. E kam thënë se nuk do t’i mbyllja askujt derën. Ftesën paraprake ia bëra sepse u kthye të luante dhe shënonte. Tani duhet vazhdimësi”, tha ai, duke lënë të kuptohet se për “SuperMarion” mund të kishte hapësira të në ardhmen.

 

ma.megrupi

Next Post
Agnesa Vuthaj për eskorta: S’besoj se shqiptaret mund ta ushtrojnë këtë zanat në Dubai

Agnesa Vuthaj për eskorta: S’besoj se shqiptaret mund ta ushtrojnë këtë zanat në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com