• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

by A R
09/07/2026 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Venezuela i ka kërkuar zyrtarisht Mbretit Charles III kthimin e rezervave të arit të depozituara në Bankën e Anglisë, me argumentin se fondet nevojiten për përballimin e pasojave të tërmeteve shkatërruese të 24 qershorit.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, bëri të ditur se i ka dërguar një letër monarkut britanik, ku kërkon lirimin e arit, duke theksuar se ai i përket popullit venezuelan dhe duhet të përdoret për rindërtimin e zonave të goditura. Ajo kërkoi gjithashtu heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e aseteve të Venezuelës që mbahen jashtë vendit, duke theksuar se këto fonde do të investohen për strehimin e familjeve të prekura, krijimin e vendeve të punës, arsimin dhe shërbimet sociale.

Rodríguez njoftoi se ka zhvilluar bisedime edhe me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për lirimin e burimeve financiare të bllokuara. Kërkesa vjen në një kohë kur Venezuela po përballet me pasojat e rënda të dy tërmeteve që goditën vendin në fund të muajit qershor.

Bilanci paraprak flet për mijëra viktima e të plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në zonat më të prekura për të gjetur të mbijetuar dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Autoritetet kanë ngritur qendra të përkohshme strehimi dhe po shpërndajnë ushqime, ujë dhe ndihma mjekësore për familjet e prekura.

Next Post
Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com