• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

by A R
09/07/2026 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka komentuar pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s në Ankara, duke hedhur poshtë interpretimet se pozicionimi i kryeministrit Edi Rama gjatë aktivitetit lidhej me një ftohje të marrëdhënieve me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan.I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, Kulla tha se vendi i delegacionit shqiptar në samit ishte në përputhje me peshën që Shqipëria ka brenda Aleancës.Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet më të vogla anëtare të NATO-s dhe nuk ka arsye të pritet një trajtim i ndryshëm nga ai që parashikon protokolli.
Eksperti i sigurisë theksoi se marrëdhëniet personale mes liderëve nuk ndikojnë në renditjen apo trajtimin zyrtar gjatë samiteve të NATO-s, duke shtuar se roli i një shteti në Aleancë përcaktohet nga pesha dhe kontributi i tij.

Duke folur për komentet që shoqëruan udhëtimin e kryeministrit Rama me avion çarter drejt Ankarasë, Kulla u shpreh se përdorimi i një fluturimi të tillë nuk përbën në vetvete problem. Ai shtoi se çdo pretendim për korrupsion duhet të mbështetet me prova dhe të ndiqet përmes institucioneve të drejtësisë.

Pjesë nga intervista:
-Përtej çfarë u deklarua në Ankara, por edhe nga nënkuptimet, hidhen dyshime të forta se samiti i NATO-s në Tiranë nuk do të mbahet. A e beson këtë dhe një pyetje e bashkëngjitur me këtë meqënëse jemi në territorin shqiptar, për kryeministrin Rama që u bë objekt, po themi, komenti në masë nga mediat turke, në mos gaboj nga CNN-i turk, për atletet e bardha, për çarterin luksoz me të cilin udhëtoi drejt Ankarasë për të marrë pjesë në samit, për vendin në qoshe ndryshe nga herët e kaluara, për ftohjen e marrëdhënieve me Erdoganin pasoja të… Më bëj, po, më bëj një rezyme për këtë pjesën tënde.

Ilri Kulla: Atëherë le t’i marrim gjërat një nga një. Që Edi Rama ishte atje lart në qoshe, me zonjën Linda, po është brenda logjikës, sepse ne jemi një nga vendet më të vogla në NATO. Ku do të ishte tash, në qendër? Mos bëhemi ne sikur jemi qendra e botës. Atje ku i takon e kanë vënë.

-Jo po nisur dhe nga marrëdhëniet që kishte me Erdoganin më parë…

Ilri Kulla: Po s’kanë lidhje marrëdhëniet e samitit të NATO-s. Erdogani mund të dojë çfarë… Shiko se ka një problem. NATO… Sa e kemi ne GDP-në? Franca për shembull që ka Thalesin, e ka… kompania Thales, që merret pikërisht me këto sisteme, e ka turnoverin tre herë më të madh se sa GDP-ja e Shqipërisë. Pse ku do ta vinin? Fakti që është atje, e kanë respektuar, e kanë pritur me protokoll, ka ulur kokën para flamurit, ka përshëndetur atë asqerin siç e tha dhe Trumpi që e kanë rregull në atë të tyren. Ka shkuar me zonjën, i kanë dhënë vendin që i takon. Po ky është vendi që i takon Shqipërisë. Pse çfarë ka Shqipëria? Ka armë atomike a? Ka forca speciale të rrezikshme a? Ka shërbim sekret të rrezikshëm? Çfarë ka Shqipëria? Kështu që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, është një vend i vogël, është një vend modest që ka dhe pak 20 vjet që është në NATO, edhe kaq. Pse, ku prisje ta vinin?

-I ka keq marrëdhëniet me Erdoganin që u prit aq si njeri periferik?

Ilri Kulla: Nuk është pritur si njeri periferik. Është pritur si… siç i takon liderit të një vendi të vogël. Është pritur me protokoll, është pritur me respektin e protokollit. Ka një shprehje siciliane shumë të bukur. Ta them siciliançe?

-Thuaje.

Ilri Kulla: “Il rispetto è misurato, a chi ne porta, viene portato”.

-Jam plotësisht dakord. Po unë po e bëj pyetjen referuar marrëdhënieve të ngushta që kishte me Erdoganin. Se këtu është habitja, nuk është… ndryshe është e kuptueshme.

Ilri Kulla: Po s’ke me çfarë t’i referohesh edhe një herë. Ti kujton se meqë ky ka pasur një marrëdhënie me Erdoganin, ky do të ketë zë në NATO. Çfarë zëri do të kemi në NATO miku im?

-Po jo zë në NATO, po qoftë tek pritja.

Ilri Kulla: Po çfarë moj pritje tash? Është një njeri, ka… aq sa vlen. Ka aq sa vlen. Shqipëria është një vend i vogël dhe shumë është dhe kaq tash, të jemi realist.

-Ka shkuar me avion personal. Si të duket kjo e çarterit luksoz personal? Se këtu flitet për korrupsion e të tjera.

Ilri Kulla: Se di… Këtu tani… Se di. Unë korrupsionin ta thashë. Në qoftë se ka opozitë, opozita shkon dhe çon letrat në prokurori në qoftë se flitet për korrupsion. Me dal me bë bla bla bla bla janë sheshe tani.

-Jo po në dukje, si të duket ty ky veprim?

Ilri Kulla: Si më duket mua? Normal. Nëse… shiko unë kujtoj kur u anëtarësuam në NATO, qeveria shqiptare mori një çarter komplet…

Next Post
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

August 31, 2026
Rritja e çmimeve/ Ekspertët propozojnë “kartë pensionisti” për lehtësime fiskale në produktet bazë

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shpejt se në BE gjatë korrikut

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com