• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“‘Venecia’ ka kthyer një përgjigje për dekretin e Metës”/ Topollaj për vendimin e ‘Kushtetueses’: Presidenti ka tejkaluar kompetencat

by Java News
23/06/2021 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimi e gjykimit për kërkesën e Shoqatës së Bashkive për anulimin e zgjedhjeve të 30-qershorit, duke ju drejtuar Komisionit të Venecias. Shoqata e Bashkive kërkon anulimin e zgjedhjeve me argumentin baze se presidenti Meta i ka anuluar zgjedhjet e me dekretin e 30 qershorit dhe ka caktuar një datë tjetër zgjedhjesh me 13 qershor.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, juristi Fabian Topollaj, i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv thotë kërkuesi i kësaj çështje, ‘Shoqata e Bashkive’ është në disproporcion më rëndësinë e çështjes, pasi këtë duhet ta kishte kërkuar presidenti. Kjo për faktin se presidenti është palë e prekur drejtpërdrejt, sepse dekreti i tij nuk është respektuar. Topollaj tha se fakti që ja kanë lënë këtë ‘patate të nxehtë’ kësaj Shoqate Bashkie, e cila ka probleme dhe legjitimitetin për shkak të ndryshimit të anëtarëve, tregon se palët e interesuara për anulimin e 30 qershorit nuk po e trajtojnë seriozisht.

Topollaj tha se do të kishte preferuar që Gjykata Kushtetuese të kishte marrë një vendim, pasi është i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë, sepse Komisioni i Venecias jep rekomandime, të cilat sipas tij i ka dhënë edhe më parë. Topollaj kujton rastin kur Kuvendi në 2019 nisi procedurat për shkarkimin e presidentit pasi anuloi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe ju drejtua Komisioni të Venecias. Sipas Topollajt Komisioni i Venecias është shprehur për dekretin, pasi tha se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

‘Sot Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në themel një çështje të vënë në lëvizje nga Shoqata e Bashkive për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe argumentet bazë ishin se presidenti Meta i ka anuluar zgjedhjet e me dekretin e 30 qershorit dhe ka caktuar një datë tjetër zgjedhjesh me 13 qershor dhe kërkesa për këtë arsye pretendonte se këto zgjedhje të zhvilluara në 30 qershor ishin të parregullta.

Pjesë e kërkesës ishte edhe anti-kushtetutshmëria e Partisë së Bindjes Demokratike. Kjo ishte arsye se pse ne kemi qenë palë në proces. Ademi e cilësoi partinë si anti-kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka kompetencë për të gjykuar mbi kushtetutshmërinë e partive. Mbi regjistrimin e partive nuk është Gjykata Kushtetuese, por e ka Kolegji Zgjedhor, në ato filtra regjistrimi i Bindjes Demokratike ka qenë i rregullt.

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Kërkuesi i kësaj çështje ka një disproporcion me rëndësinë e çështjes këtë duhet ta kishte kërkuar presidenti. Nëse nuk do të ishte Shoqata e Bashkive sot ne nuk do të kishim një seancë në Gjykatën Kushtetuese. As presidenti i Republikës që ka qenë palë drejtpërdrejt e prekur nga fakti që dekreti i tij nuk është respektuar por edhe partitë kryesore opozitare do të ishte më serioze që ta kishin vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje. Pra ata që mendojnë se janë përjashtuar nga mundësia për të garuar në pushtetin vendor ato duhet të ishin kërkuese të kësaj çështje.

Fakti që ja kanë lënë këtë patate të nxehtë kësaj Shoqate Bashkie, e cila ka probleme dhe legjitimitetin për shkak të ndryshimit të anëtarëve, tregon se palët e interesuara për anulimin e 30 qershorit nuk po e trajtojnë seriozisht. Gjykata është në një preson të madh, do të kisha preferuar që GJK të kishte marrë një vendim, i vetmi organ që gjykon mbi kushtetutshmërinë e tij është Gjykata Kushtetuese, pasi Komisioni i Venecias jep rekomandime. Për ironi të fatit Komisioni i Venecias ka dhënë një përgjigje për këtë çështje. Kujtojmë se kur ngrit Komisioni i parë për të shkarkuar presidentin, parlamenti ju drejtua Komisionit të Venecias për dekretin që u shty, dhe Komisioni i Venecias tha se Presidenti i Republikës është një tejkalim të kompetencave të tij. Edhe Komisioni i Venecias është shprehur një herë dhe është shprehur qartë. KV është shprehur për çështjen e dekreteve të presidentit mua më duket se është shprehur.’- tha Topollaj.

g.kosovari

Next Post
Blinken falenderon Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme”: SHBA nuk ka partner dhe mik më të mirë se Gjermania

Blinken falenderon Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme”: SHBA nuk ka partner dhe mik më të mirë se Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In