• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Venecia’, ja dy nenet e Kushtetutës që ka shkelur Presidenti

by Carlo Bollino
11/10/2019 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përpiqet edhe një herë t’i vijë rrotull verdiktit të Komisionit të Venecias. Mbrëmë në darkë, duke folur në një intervistë televizive dhënë gazetares Eni Vasili, ai tha se vendimi, që pritej të merrej sot, për atë “ka zero rëndësi”. Ndërsa sot zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, vendosi t’i japë rëndësi, por duke u përpjekur që t’ia përmbysë konkluzionet. Në fakt, sipas Presidencës, verdikti i Komisionit është që Ilir Meta “ka bërë zero shkelje”. Deri tani kishte qarkulluar vetëm një draft i vendimit të Komisionit, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet javën e ardhshme. Megjithatë, Presidenti u nxitua sot që të përdorte tekstin e një komunikate për shtyp, të shpërndarë nga zyra e shtypit e Komisionit, gjoja sikur ai është raporti përfundimtar dhe duke pretenduar me ato 15 rreshta, të publikuara si sintezë, të përgënjeshtrojë 19 faqet, që përbëjnë draftin e qarkulluar më parë.

Në të vërtetë, komunikata, pikërisht si edhe drafti, përmbajnë të njejtin konkluzion: Presidenti nuk ka fuqinë kushtetuese për të shtyrë zgjedhjet, kështu që dekreti, me të cilin ai shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, u nxorr duke tejkaluar kompetencat kushtetuese. Por, Komisioni ka shtuar se, sipas mendimit të tij, kjo shkelje e Kushtetutës nuk është aq e rëndë sa të justifikojë shkarkimin.

Por Ilir Meta këmbëngul të thotë se, sipas Komisionit të Venecias, “tejkalimi i kompetencës” nuk është shkelje e Kushtetutës. Në të vërtetë, Meta gabon. Pikërisht duke interpretuar konkluzionin e Komisionit të Venecias, në fakt, është e qartë se, duke dekretuar shtyrjen e zgjedhjeve, pa e patur këtë kompetencë, Presidenti ka shkelur Nenet 93 dhe 94 të Kushtetutës.

Neni 94 i Kushtetutës, në fakt, thotë se: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”. Ndërsa Neni 93 saktëson se “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”.

Pra, Meta, duke shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, ka ushtruar kompetenca te tjera nga ato që i njihen shprehimisht me Kushtetutë, në shkelje të Nenit 94. Dhe, në çastin kur ka firmosur dekretin, ai ka nxjerrë një dekret, që nuk zbatonte kompetencën e tij, në shkelje të Nenit 93 të Kushtetutës. E qartë dhe e thjeshtë.

Kjo ndoshta nuk do të thotë që shkelja e këtyre neneve të Kushtetutës është një gjest aq i rëndë, sa të justifikojë shkarkimin (impeachment) e tij, siç pretendon Partia Socialiste, por sigurisht do të thotë se, sipas Komisionit të Venecias, zgjedhjet e 30 qershorit mbeten të vetmet që janë dekretuar në mënyrë të ligjshme.

Komisioni ka vendosur ta bëjë publik vendimin e tij zyrtar të hënën, më 14 tetor, një ditë pas zgjedhjeve fantazmë, të vetë-thirrura nga Ilir Meta dhe të pazhvilluara ndonjëherë. Por kjo ndoshta është vetëm një koincidencë.

/Shqiptarja.com

Next Post
Thellohet kriza në Itali, Conte nuk formon dot qeverinë dhe largohet

Konfirmohet vizita! Kryeministri italian, Conte, vjen të martën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

October 8, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Trump: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” është armik i Shtëpisë së Bardhë!

October 8, 2026
“Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…

“Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…

October 8, 2026
Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

October 8, 2026
Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

October 8, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

October 8, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë

October 8, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com