Vendosi të zmadhojë buzët me Botox, vajza 29-vjeçare gati sa humbi jetën

Rachael Knappier nuk e kishte marrë kurrë me mend që një mbrëmje mes mikeshash, do të shndërrohej në makthin e saj më të madh. Gjithçka nisi në gusht të këtij viti, kur 29-vjeçarja londineze vendosi të merrte pjesë në nja darkë vetëm vajzash, ku tema kryesore ishte Botox-i, një trajtim estetik shumë i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar. Madje sipas stastisikave, gjatë vitit të shkuar më shumë se 1 milonë anglezë kanë zgjedhur të provojnë trajtimet rimodeluese me Botox, numër ky që është gjithmonë e në rritje.

Vajza nga Leicestershire ishte informuar edhe më parë për këtë trajtim, që në klinikat e specializuara kushton 300 £, por e tunduar nga pija dhe ofertat e mikeshave të saj vendosi ta provojë në kushte shtëpie për vetëm 220 £, pa ditur që dëshira për të patur buzë akoma më të plota, do t’i kushtonte shtrenjtë.

Një prej vajzave në festë u vetëofrua t’i mbushte buzët me filler, ndonëse nuk ishte një mjeke a infermiere, por një ish-e dënuar e sapodalë nga burgu. Ajo i injektoi gjithë sasinë e Botox-it Teosyal në buzën e sipërme, ndonëse ajo që ndodhi më vonë ishte jashtë çdo parashikimi. Buza e 29-vjeçares u shformua nga fryerja e tepërt, kishte dhimbje pothuaj në çdo pjesë të fytyrës dhe nuk ndjente më asgjë.

Rachael mori fillimisht antistaminë, mjekimi më i zakonshëm në rast alergjie, por nuk pati përmirësim. Vetëm pas shumë analizave, mjekët arritën në përfundimin që Botox-i ishte injektuar mbi një arterie që mund të kishte çuar në nekrozë, vdekje e qelizave e cila zhvillohet kryesisht nga indet e pasura në lipide që përmbajnë shumë yndyrna dhe që kanë sistem enzimatik shumë aktiv. /b.d

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com