• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendoset data, kancelarja gjermane Merkel në 8 Korrik vizitë në Tiranë

by Java News
26/06/2015 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Muhamed Veliu Top-Channel

Top-Channel ka mësuar nga një burim se tashmë është vendosur data se kur kancelaria Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë.

Është data 8 Korrik 2015.

Ardhja e kancelares  Merkel e con në dy vizitën e një kancelari në vëndin tonë pas asaj të vjetës 1999 kur Tiranën e vizitoi kancelari Gerhard Schröder, 12 vjet pasi  u lidhën marrëdhënie diplomatike midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Kjo vizitë e zonjës së hekurt të Europës do të ketë dy dimensione. Atë në rrafshin politik dhe ekonomik.

Ardhja e Merkel në Tiranë do të shënojë takimin e tretë me kryeministrin Rama pas atyre dy të parëve në Berlin vitin e shkuar.

Gjermania e cila vitet e fundit ka rikthyer vëmendjn nga Ballkani,  e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësisëm gjeo-politik në rajon.

Ky takim gjithashtu në rrafshin ekonomik do të jetë një mundësi e mirë për ti bërë një minibilac arritjeve të deritanishme dhe cuarjen më përpara të angazhimeve që u morën në Konferëncën  Rajonale në Berlin Gushtin e shkuar.

Rama dhe Mekel në takimin e tyre do të shikojnë edhe mundësinë e intensifikimit të mardhënieve ekonomike mes dy vëndeve.

Kancelaria Merkel pritet të vizitojë edhe Serbinë ndërkohë që vizita në 9 Korrik në Bosnjë duket se është anulluar.

Kjo vizitë e Merkel në Rajon shihet edhe si një tjetër hap I përkujdesjes të shprehur nga kancelarja për Ballkanin I cili tradicionalisht në të shkuarën ka qenë pjesë e influencës ruse.

Në Konferencën e Berlinit me liderat e rajonit zonja Mekel do të deklaronte.

“Në terma afatgjatë ne duam që Ballkani Perëndimor të antarësohet në Bashkimin Europian. Është në intersin tonë të përbashkët ekonomik, politik dhe strategjik”.

Agjensia Bloomberg jep këtë shpjegim për afrimitetin e Merkel me Ballkanin.

“Gjermanët e kanë trajtuar zbehtas rajonin e Ballkanit pasi trupat naziste pushtuan ish Jugosllavinë gjatë luftës së dytë botërore. Kjo tani ka ndryshuar pasi Mekel dhe Putin kanë dhënë sinjale të një konfrontimi të gjatë për Ukrainën me ngjashmëri nga Lufta e Ftohtë.

Ardhja  e Merkel në Rajon nuk mund të përkufizohet aspak si një kthim vizite liderave të rajonit që u mblodhën në Berlin por në perspektivën afat gjatë kjo vizitë merr një rëndësi të vecantë në aspektin gjeopolitik përfshi mesazhet që kancelarja do të përcjellë në Tiranë dhe Beograd , vënde  aspirante për tju bashkuar Bashkimit Europian.

Next Post

Babai i vëllezërve Aliko apel fëmijëve: Dorëzohuni, le të flasë drejtësia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

June 29, 2026
VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 29, 2026
Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Protestuesit ‘mësyjnë’ brenda Universitetit Politeknik, tensione me policinë për banderolën e shpalosur në fasadë

Protestuesit ‘mësyjnë’ brenda Universitetit Politeknik, tensione me policinë për banderolën e shpalosur në fasadë

June 29, 2026
SHBA e BE injorojnë protestën, u katandis si foltoret e Berishës

SHBA e BE injorojnë protestën, u katandis si foltoret e Berishës

June 29, 2026
Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Kokaina dhe kanabisi të fshehura në…

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Kokaina dhe kanabisi të fshehura në…

June 29, 2026
OBSH ngre alarmin: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

OBSH ngre alarmin: Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar mbi 1.300 vdekje shtesë në Evropë

June 29, 2026
Ish-kryeministri britanik Keir Starmer synon drejtimin e NATO-s, mediat: Aleatët po promovojnë kandidaturën e tij

Ish-kryeministri britanik Keir Starmer synon drejtimin e NATO-s, mediat: Aleatët po promovojnë kandidaturën e tij

June 29, 2026
Pogradec/ I riu u qëllua sot me armë në këmbë, autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit (Detaje)

Pogradec/ I riu u qëllua sot me armë në këmbë, autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit (Detaje)

June 29, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In