• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vendoret’, afatet për koalicionet dhe kandidatët për kryebashkiakë! Ja kur nis fushata

by Java News
04/01/2019 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur kanë ngelur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka një apel për partitë politike. Sipas KQZ, afati për regjistrimin që iu është lënë në dispozicion partive është 21 prilli.

Ndërkohë për regjistrimin e koalicioneve, si afat i fundit është lënë 1 maj, ndërsa deri më 13 maj duhet të dorëzohen listat me kandidatë për këshilltarë.

Mes të tjerash KQZ bën me dije se fushata zgjedhore do të nis më 31 maj, ndërsa i ‘tërheq veshin’ partive që mos të nisin fushatën para kësaj date. Po ashtu KQZ paralajmëroi partitë se do të merren sanksione ndaj tyre nëse nuk respektohet transparenca në lidhje me financimet.

Më 30 maj skadon afati i ngritjes së komisioneve të qendrave të votimit (KQV-të)

Ndëshkimi:  Në rast se partitë nuk e respektojnë këtë afat, kjo e drejtë zbret tek partitë e tjera parlamentare të të njejtit grupim dhe, në instancë të fundit, tek KQZ-ja, e cila do të emërojë kryesisht komisionerët deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.  KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, prandaj u bën thirrje që sot partive politike që të organizohen në kohë për përzgjedhjen e kandidaturave për komisionerët zgjedhorë.

Më 21 prill skandon afati ligjor për regjistrimin e partive politike

Më 1 maj skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ

Ndëshkimi: Regjistrimi bëhet pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore. Në të shkuarën KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim.

 Jo më vonë se 13 maj duhet të bëhet regjistrimi i kandidatëve për kryetar bashkie

Më 13 maj skandon afati ligjor i depozitimit të listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë 

Ndëshkimi: Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Sot ato janë në kohë për të organizuar punën, sipas procedurave të brendshme statutore, për të përzgjedhur kandidatët dhe për të plotësuar dokumentacionin e kandidimit.  

Periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 31 maj. 

  • Ndëshkimi: KQZ-ja u bën thirrje publike partive politike dhe emisarëve publikë të tyre që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe vetëkufizim në këtë pragzgjedhje. Kryerja e veprimtarive të fushatës përpara fillimit zyrtar të saj prish barazinë e garës në zgjedhje, e bën procesin të disbalancuar dhe të pandershëm, e bën atë që të nisë keq.
  • KQZ-ja i bën thirrje medias të tregohet e vëmendshme ndaj kësaj forme të cënimit të barazisë së garës, të distancohet dhe ta denoncojë publikisht atë, në emër të mbrojtjes së lirive themelore të ndjekësve të tyre.
  • Partitë politike kanë detyrimin të depozitojnë në KQZ para datës 3 qershor të numrit të;llogarisë bankare për pranimin e dhurimeve të fondeve jo publike, sikurse kanë detyrimin që të depozitojnë në KQZ para datës 31 mars raportet financiare pr vitin kalendarik 2018.Ndëshkimi: Mosrespektimi i detyrimeve lidhur me transparencën financiare është i lidhur me aplikimin e sanksioneve të rrepta administrative.Partitë politike duhet të marrin seriozisht e të respektojnë pikë për pikë detyrimet ligjore për financimin e fushatës dhe llogaridhënien, pasi me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës fillon puna për  vënien në lëvizje të mekanizmave të brendshëm të mbajtjes së llogarive të fushatës dhe me plotësimin e dokumentacionit ligjor të donacioneve dhe të shpenzimeve. Transparenca e plotë e financave është shëndërruar në gur prove për politikën, prandaj KQZ-ja tërheq sot vëmendjen për çështjet e financimit të partive politike” tha zedhenesja e KQZ-se, Drilona Hoxhaj

a.cupaj

Next Post
Borë dhe ngrica, ARRSH jep sërish informacion: Ja akset ku nevojiten zinxhirë!

Borë dhe ngrica, ARRSH jep sërish informacion: Ja akset ku nevojiten zinxhirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

Britania thërret ambasadorin serb për sqarime pas nderimeve për Mlladiçin

September 8, 2026
Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

Protestuesit sulmojnë makinën e deputetes, Policia ndalon Adriatik Lapajn dhe Shpend Gashin

September 8, 2026
Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

September 8, 2026
Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com