• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendimi/ Zhdoganimi i makinave të përdorura, tani 30% më shtrenjtë

by
17/09/2015 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kushdo që të importojë një makinë më të vjetër sesa viti 2005, do të paguajë taksë zhdoganimi 30 për qind më të lartë sesa paguante më parë.

Siç raporton gazeta “Panorama”, Ministria e Financave ka firmosur ndryshimet në udhëzimin “Për procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit të dosjes me të dhëna të disponueshme, si dhe zhdoganimin e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre”, ku përcaktohen edhe referencat e reja.

ZHDOGANIMI
Për të zhdoganuar një automjet në Doganë, administrata i referohet një buletini zyrtar të publikuar nga “Quattroruote”, një uebsajt i certifikuar që jep të dhënat e detajuara për çdo lloj automjeti. Buletini që publikohet çdo gjashtë muaj, në janar dhe korrik, përcakton në krah edhe çmimet mesatare referencë për secilën kategori dhe kjo për mjetet e futura në përdorim 10 vitet e fundit. Por ka edhe nga ato mjete që janë më të vjetra sesa dhjetë vjet përdorim.

Në këtë pjesë caktohet edhe një çmim referencë. Konkretisht, nëse flasim për sot, mund të importohen edhe mjete që janë me vit prodhimi nën 2005. Referencat e para për këto mjete që mbeten jashtë buletinit janë caktuar në udhëzimin fillestar, i cili tashmë ka vite i miratuar, kurse udhëzimi i ndryshuar sjell vlera të reja që i përputh me politikat e tjera që lidhen me dekurajimin e përdorimit të mjeteve shumë të vjetra. Në këto kushte ka edhe një penalizim në çmime reference për zhdoganim duke i rritur ato.

NDRYSHIMI
Nëse deri më sot dikush importon një makinë me fuqi motorike deri në 1400 ç, ai do të paguante si zhdoganim 20 për qind të referencës së vendosur me udhëzim prej 100 mijë lekësh. Pra, taksa e zhdoganimit ishte 20 mijë lekë. Me vlerat e reja të referencës që sjell udhëzimi për mjetet me fuqi motorike deri në
1400 ç, zhdoganimi do të jetë sa 20 për qind e 130 mijë lekëve. Pra, do të paguhen 26 mijë lekë.

Në përqindje, kjo është një rritje me 24 për qind më shumë sesa më parë. Për makinat me fuqi motorike mbi 14001900 ç, referenca për zhdoganim nuk duhet të jetë më e ulët sesa 200 mijë lekë sipas udhëzimit të ri. Çka do të thotë se për të zhdoganuar një mjet që hyn në këtë kategori duhet të paguhen 40 mijë lekë, ndërsa me udhëzimin e vjetër referenca për të njëjtën kategori ishte 150 mijë lekë dhe vlera e zhdoganimit 30 mijë lekë, çka do të thotë rritje 30 për qind.

ARSYET
Një ndryshim i tillë në udhëzim vjen në kushtet e mbrojtjes së të ardhurave që vilen nga ky zë në dogana. Edhe më herët është shprehur shqetësimi se individët importues paraqesin fatura jokorrekte apo me vlera minimale për blerjen e automjeteve të përdorura, duke pretenduar një taksë të papërfillshme. Kjo ka bërë që
të zbatohen edhe referencat që pavarësisht faturës nuk lejojnë vlera të paarsyeshme. Sakaq, rritja e referencave ka të bëjë edhe më një tjetër politikë që lidhet me dekurajimin e importit të mjeteve shumë të përdorura që kanë impakt negativ në mjedis. Ajo që synohet, është rinovimi i parkut të mjeteve në mënyrë që edhe efektet të jenë sa më të ulëta.

Next Post

Kosovë, Kuvendi nis sesionin me debate për katër marrëveshjet me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen nga unë! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen nga unë! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In