• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI+ TABELA/ Fshat dhe qytet, sa do të jetë pensioni minimal pas 1 marsit

by Java News
24/02/2017 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Duke filluar nga data 1 mars 2017 pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 15 164 lekë. Të gjithë ata të moshuar që kanë dalë vitet e fundit në pension, por edhe pensionistët që do të dalin pas datës 1 mars, do të përfitojnë pension duke filluar nga 15 164 mijë lekë.

Vendimi i miratuar nga qeveria, ku parashikohet rritja e pensioneve me 3%, parashikon që të rrit edhe të ardhurat minimale për pensionistët. Sipas qeverisë përfitimet për pensionistët pas indeskimit me 3% do të jenë.

-Deri në 14 664 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesit e pensioneve
-Deri në 14 164 lekë në muaj, për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare
-Deri në 9 602 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare.

‘Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9 802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 164 lekë në muaj’ – thuhet në vendimin e qeverisë.

Indeskimi prej3% prek rreth 643 mijë pensioonistë, ku pritet të rritet pensioni social dhe të gjitha të ardhurat e tjera për të moshuarit. Kështu për një pension që sot është 15 mijë lekë, shtesa do të jetë 450 lekë dhe pas datës 1 mars do të përfitojë 15 mijë e 45o lekë. E njëta gjë edhe për pensionet e tjera. Më shumë do të përfitojnë të moshuarit të cilët kanë pensione të larta. Kështu për një pension 20 mijë lekë, shtesa është 600 lekë dhe pas 1 marsit do të përfitohet 20 miëj e 600 lekë.

Indeskimin e pensioneve e përfitojnë: Pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore. Pensioneve sociale. Shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”. Pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës.

Shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar Pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit etj.

Pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta etj. Pensioneve suplementare të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare.

Sa do të jetë shtesa në pension
Pensioni        Shtesa     Pensioni pas rritjes
15.000 lekë     450        15.450 lekë
16.000 lekë     480        16.480 lekë
17.000 lekë     510        17.510 lekë
18.000 lekë     540        18.540 lekë
19.000 lekë     570        19.570 lekë
20.000 lekë     600        20.600 lekë
22.000 lekë     660        22.660 lekë
24.000 lekë     720        24.720 lekë

Next Post
Atentati ndaj shitëses në Shkodër/ I arrestuari kishte pak kohë që doli nga burgu   

Atentati ndaj shitëses në Shkodër/ I arrestuari kishte pak kohë që doli nga burgu  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In