• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vendimi, si do të ndahet bonusi për pensionet! Nga jetimët, tek ish-ushtarakët, 10 kategoritë që marrin shpërblim maksimal

by A R
29/11/2024 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk janë vetëm të moshuarit, ata që përfitojnë shpërblim nga qeveria në fundvit, por edhe shumë kategori të tjera që trajtohen me pension nga shteti, të cilët do të mund të marrin në datën 8- 31 dhjetor bonus 10 ose 15 mijë lekë.

Gjithashtu, nuk do të jetë vetëm shuma mujore e pensionit, faktori përcaktues në vlerën e bonusit. Vendimi i qeverisë ka edhe përjashtime. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur dhe ka hyrë në fuqi vendimi për shpërblimin e fundvitit, i cili s’ka pse të tërhiqet me patjetër brenda këtij muaji në datën e paracaktuar me grafik si çdo vit. Ai është i vlefshëm deri në gjysmë të vitit.

Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar sipas pikave 1 e 2 të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2024, duke përfshirë edhe këtë datë dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

Ky vendim i ka kushtuar qeverisë thuajse 10 miliardë lekë, por kjo e fundit është dakordësuar për të marrë përsipër vetëm një të tretën, pasi 3.6 miliardë do të përballohen nga fondi i kontigjencës për bonusin e pensionistëve, 2.4 miliardë të tjera do të merren gjithashtu nga arka e Sigurimeve Shoqërore, nga fondi për indeksimin e pensioneve dhe 3.7 miliardë lekë do të derdhë vetë qeveria nga buxheti i planifikuar për Sigurimet Shoqërore për vitin 2024.

Vendimmarrja e qeverisë parashikon dyfishimin apo trefishimin e shpërblimit pensionistët, çka e ka detyruar atë të bëjë rishikimin e fondit të kahershëm prej 3,7 miliardë lekësh me rritje duke nisur nga ky muaj. Nëse mban premtimin për të vijuar me të njëjtin ritëm shpërblimesh, edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, zëri i bonusit duhet të rishikohet në rritje. Po ashtu, buxheti 2025 duhet të ndryshojë për të reflektuar edhe paratë për bonusin e premtuar të pranverës, zë që nuk është i parashikuar në buxhetin e vitit pasardhës. Në Shqipëri jetojnë 791,257 pensionistë.

Referuar të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në dhjetë vite pensioni mesatar në qytet është rritur me 4,158 lekë dhe në fshat 3,586 lekë. Në dhjetë vitet e fundit qeveria ka shpërndarë çdo fundvit bonus nga 3 deri në 5 mijë lekë për pensionistët. Vendimi u bë me dije vetëm dy ditë më parë nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, i cili nënvizoi se ky është fondi më i madh ndonjëherë dhënë për këtë kategori.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zbuloi detaje të tjera nga ky bonus, të cilin e quajti si më të madhin ndonjëherë në histori dhe se kur të do bëhet shpërndarja.

“Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë, për të gjithë 724 mijë e 933 pensionistët, ku 511 mijë e 173 pensionistë me pension 20 mijë lekë do të marrë bonusin 150 euro dhe 213 mijë e 760 pensionistë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro. Pensionistë invalidë, gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht sa pension do marrin, do të kenë bonusin e plotë 15 mijë lekë. Përfshihet edhe një kategori për pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Për 5174 pensionet e invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5%. Për 2300 pensionet familjare në fshat, ky bonus e ka efektin e tij sikur të rritej pensioni vjetor me 66.3%”.

Efekti i fondit prej 100 milionë euro të bonusit të fundvitit rrit me 9% mesatarisht një pension prej 15 mijë lekësh për të gjithë vitin 2024. Shpërndarja e bonusit në pranverë është më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit. Pagesat do të nisin nga java dytë e dhjetorit për të gjithë pensionistët.

KATEGORITE SIPAS SHUMES

KATEGORITE QE MARRIN 15 MIJE LEKE BONUS

  • Personat që përfitojnë pension pleqërie, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë.
  • Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social.
  • Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës.
  • Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar.
  • Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta.
  • Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të
  • Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  • Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzetmijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.
  • Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë sipas nenit 5, të ligjit “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

KATEGORITE QE MARRIN 10 MIJE LEKE BONUS

  • Personat që përfitojnë pension pleqërie, me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.
  • Personat që përfitojnë pension, me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”.
  • Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
  • Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

panorama /a.r

Next Post
Martin Leka: Berisha duhet të falenderojë Ramën, ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

Martin Leka: Berisha duhet të falenderojë Ramën, ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

Comments 3

  1. NELI says:
    1 year ago

    Një sqarim do të kisha dasht nga Javanews: A e keni dijeni ju se në Vendimin e Kshillit Ministrave asht vendose qe shpërblimet e fundit vitit merren vetem deri me 30 qershor të vitit ardhshëm apo ja keni fut kot ju gazetarët? E them këtë sepse çdo vit asht marre shpërblimi deri në fund te vitit ardhshëm.

    Reply
    • Kola says:
      1 year ago

      VKM për bonusin e fundvitit për pensionistët
      Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2024 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2024, ato paguhen deri në datën 30.6.2025. Shpërblimet e pa tërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2025.

      Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Po invalidèt qè trajtohen me pagese invaliditeti a kane ( pèrfitojne) bonus dhe sa?

    Reply

Leave a Reply to Kola Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In