• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi/ Si do të funksionojë Qendra Kombëtare e Pritjes së Azilkërkuesve

by A R
05/05/2016 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria vendosi dje mbi organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit. Në vendimin e sotëm të publikuar nga Këshilli i Ministrave, thuhet se:

– Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në vijim QKPA, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit për çështjet e azilit dhe të refugjatëve, në vijim ministri, me seli në Tiranë.

– Në këtë qendër akomodohet edhe i huaji, të cilit i është refuzuar aplikimi për azil, derisa të mbarojnë procedurat e ankimit apo afatet për ushtrimin e tyre.

– QKPA-ja ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të ministrisë që mbulon çështjet e azilit dhe të refugjatëve.

– Drejtori i QKPA-së është drejtuesi i institucionit, i cili emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga ministri dhe ka këto përgjegjësi:

a) Përfaqëson QKPA-në në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin, funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së Qendrës;

b) Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të QKPA-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit;

c) Bashkëpunon me organe homologe dhe organizata të ndryshme të huaja për zgjidhjen efektive të problemeve, si dhe veprimtari të tjera për plotësimin e detyrave të përcaktuara në ligjin nr. 121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”;

ç) I raporton periodikisht drejtpërdrejt ministrit për kushtet e azilkërkuesve të akomoduar në këtë Qendër.

– Përzgjedhja e programeve pedagogjike e edukuese si dhe këshillimi ligjor falas për kategorinë e personave që trajton kjo qendër bëhen sipas legjislacionit për prokurimin publik.

– Azilkërkuesit janë subjekte përfitimi të strehimit, ushqimit dhe të ndihmës financiare për nevoja emergjente vetjake, që ofron kjo qendër, si dhe të ndihmave humanitare, të cilat jepen nga persona fizikë ose juridikë, shqiptarë ose të huaj.

– Mënyra dhe kriteret për përfitimin e strehimit, të ushqimit dhe të ndihmës financiare e humanitare si dhe masa e këtyre ndihmave, sipas parashikimit të bërë në pikën 6, të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit.

STEMA DHE VULA ZYRTARE E QENDRËS KOMBËTARE PRITËSE PËR AZILKËRKUESIT

– QKPA-ja identifikohet me stemën dhe vulën zyrtare.

– Stema e QKPA-së përbëhet nga stema e Republikës dhe shënimet:

“Republika e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare  Pritëse për Azilkërkuesit”.

– Vula e QKPA-së prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

DISPOZITA TË FUNDIT

Marrëdhëniet e punës së punonjësve të QKPA-së rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Struktura dhe organika e QKPA-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit.

Rregullorja e brendshme e QKPA-së miratohet me urdhër të ministrit.

Vendimi nr. 262, datë 23.4.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të Qendrës Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve, në Babrru, Tiranë, Ministrisë së Rendit Publik, si dhe për organizimin e funksionimin e saj dhe për një shtesë në numrin e parashikuar të punonjësve të kësaj ministrie”, shfuqizohet.

Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./a.m.

Next Post

Dekriminalizimi/ Përfundon afati për formularët, dhjetëra këshilltarë humbin mandatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com