Qeveria u heq privilegjet pjesëtarëve madhorë të familjes së presidentit, ndërsa kufizon statusin e zonjës së parë, parashikuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendim Nr. 229, datë 23.4.2004.
Zbardhet vendimi i ri të Këshillit të Ministrave, që mban datën 8 qershor 2016, për miratimin e Ceremonialit Shtetëror, ku familjarët madhorë që jetojnë me zonjën e parë të vendit nuk gëzojnë më asnjë status protokollar.
Sipas ceremonialin në fuqi, bashkëshortja e presidentit gëzon statusin e zonjës së parë të vendit, ndërsa pjesëtarët madhorë të familjes që jetojnë me të gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk bashkëjetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri.
Ndërkohë që me ndryshimin e ri, “bashkëshortja e presidentit shoqëron bashkëshortin në vizitat që ai kryen, merr pjesë sipas dëshirës në aktivitetet dhe ceremonitë që zhvillohen, por jo në takime zyrtare. Gjatë këtyre aktiviteteve ajo gëzon të drejtën e një programi të veçantë protokollar”.
Pra, në ndryshim nga vendimi që është në fuqi, kur kishte statusin e një këshilltari presidenti apo të një ministri dhe merrte pjesë dhe në takimet zyrtare bashkë dhe me fëmijët, bashkëjetues ose jo, tashmë nuk ekziston më një fuqi e tillë.
E njëjta gjë vlen dhe për bashkëshorten e kryeministrit, për të cilën mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm, për të mos e shoqëruar bashkëshortin në takimet zyrtare.
Tema/d.i.