• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi/ Po transportonin heroinë drejt Italisë, Gjykata lë në burg pronarin dhe shoferin e autobusit të linjës Durrës-Milano

by Java News
02/05/2023 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit la në paraburgim dy të arrestuarit për drogën e zbuluar në autobusin e linjës Durrës-Milano.

Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e pronarit të kompanisë së cilës i përkiste autobusi, 32-vjecarit Mikel Pici nga Rrogozhina dhe caktoi “Arrest në burg” për të. Të njëjtin vendim mori gjyqtari dhe ndaj shtetasit Piro Rrushi, 57 vjeç nga Fieri, drejtues i autobusit ku u gjet e fshehur droga.

Të dy personat nën hetim akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim. Shoferi i autobusit u arrestua në orët e para të mëngjesit të 30 prillit, rreth orës 03:45. Ndaj tij rëndon dhe vepra penale e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Sasia prej 13 kilogram dhe 750 gram lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë u sekuestrua në portin detar të Durrësit natën mes së shtunës dhe të dielës së kaluar. Droga e ndarë në 26 pako, të mbështjella me natriban u gjet e fshehur në pjesën e pasme të autobusit të linjës Durrës- Milano që po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës së Barit.

Në bazë të analizës së riskut, pas kalimit në skaner, autoritet policore vendosën të kryejnë një kontroll të imët të autobusit që i përket kompanisë “Keli Travel” me qendër në Rrogozhinë, pronari i së cilës gjithashtu u arrestua nga policia, e cila më parë arrestoi në flagrancë drejtuesin e autobusit, Piro Rrushi.

Gjithashtu policia sekuestroi edhe 8 aparate celulare, tabulatet e të cilave janë kërkuar nga kompanitë celulare dhe pritet të zbardhen për të zbuluar të tjera prova në funksion të hetimit, përfshirë dhe personat e tjerë të implikuar në këtë tentativë të trafikimit të narkotikëve drejt Italisë./m.j

Next Post
Flasin për fituesin, Luizi-Efit: O i pari o i katërti! Më ikën truri të dal në vend të dytë, kur ta lexojë Arbana do humb 20 kg nga stresi

Flasin për fituesin, Luizi-Efit: O i pari o i katërti! Më ikën truri të dal në vend të dytë, kur ta lexojë Arbana do humb 20 kg nga stresi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In