• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për taksitë, ja cilat janë kushtet e reja për të marrë licencë  

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kritere të forta për ata që duan të punojnë taksistë në Tiranë. Çdo person apo subjekt që do të aplikojë në bashki për të marrë licencën, duhet të posedojë automjet të vitit të fundit. Ky
është një nga ndryshimet themelore të rregullores për funksionimin e shërbimit taksi, e cila nuk e kufizon më numrin e licencave që do të jepen.Nga ana tjetër, vendos kushte të rënda për funksionimin e tyre, si ai për vitin e aplikimit, i cili duhet të jetë i njëjtë me vitin e prodhimit të automjetit.
“Mbështetur në rregulloren që është aktualisht në zbatim, strukturat e bashkisë, sipas nenit 8, pika 3 e rregullores, që nga viti 2009 kanë plotësuar numrin 1000 të licencave taksi që aplikonin mbështetur mbi vitin dysheme 2000, ndërkohë që subjektet të cilat aplikojnë mbi këtë numër, që të pajisen me licencë në shërbim taksi, kanë si kusht vitin e prodhimit, i cili duhet të përputhet me vitin e aplikimit”, citohet në relacionin që do të shqyrtohet nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e së premtes, më 7 tetor.
Ky ndryshim nuk prek taksitë që janë të licencuara tashmë, por kjo nuk do të thotë që ata do t’ia hedhin lehtë. Kriter primar për ta është që automjeti i tyre të ketë një vjetërsi jo më shumë se 15 vite nga data që aplikojnë për t’u rilicencuar. Mes tyre, diferencën në rifitimin e licencës do ta bëjnë mjetet me teknologji të reja dhe ato që ndotin më pak.
NDRYSHIMET
Ndryshimet e reja fokusohen në kushtet teknike të mjeteve dhe kryesisht vitin e prodhimit, që ndikon direkt në komoditetin e përdoruesve të këtij shërbimi. Nga 2009­a e deri më tani rezultojnë mbi 1 mijë taksistë të licencuar që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kaos të plotë.“Nga një verifikim paraprak i licencave të taksive dhënë nga ish­njësitë administrative që aktualisht janë pjesë e Bashkisë Tiranë, ka një shumëllojshmëri problematikash dhe përgjithësisht nuk ka pasur rregull në dhënien e licencave të shërbimit taksi”, thuhet në relacionin bashkëngjitur projektvendimit. Ndaj, Bashkia u ka vënë kusht atyre që aplikojnë të kenë automjet të të njëjtit vit në të cilin aplikojnë.“Porosia e kryer në gjashtëmujorin e dytë të vitit paraardhës (e dokumentuar si e tillë) do të konsiderohet si “vit prodhimi” nëse aplikimi kryhet në tremujorin e parë të vitit pasardhës”, sqarohet në relacion.Për rregulloren e re është marrë eksperienca e vendeve europiane, e cila nxit qarkullimin e mjeteve elektrike, hibride si dhe “Euro 6”, me ndotje minimale.Në tabelën bashkëngjitur janë listuar kriteret për të fituar një licencë të re apo për t’u rilicencuar.
KUSHTET PËR DHËNIEN E LICENCAVE
1. Transporti i udhëtarëve në shërbimin taksi 4+1 dhe 8+1 vende lejohet vetëm me mjete të destinuara për transport udhëtarësh.
Subjektet që i nënshtrohen licencimit, mjeti duhet të plotësojë një nga kriteret e mëposhtme:
2. Për çdo aplikim të ri, mjeti duhet të jetë i prodhuar në të njëjtin vit
me vitin e aplikimit për licencim, si dhe specifikat teknike të mjeteve duhet të kenë një nga kushtet e mëposhtme:
a) Të jetë “Euro 6” ose një standard më i ri, nëse vendoset një i tillë, dhe i prodhuar në të njëjtin vit me vitin e aplikimit për licencim.
b) Të jetë “Elektrik” dhe i prodhuar në të njëjtin vit me vitin e aplikimit për licencim.
c) Të jetë “Hibrid” dhe i prodhuar në të njëjtin vit me vitin e aplikimit për licencim.
3. Porosia e kryer në gjashtëmujorin e dytë të vitit paraardhës (e dokumentuar si e tillë) do të konsiderohet si “vit prodhimi”, nëse aplikimi kryhet në tremujorin e parë të vitit pasardhës.
4. Në rastin e licencimit, mjeti nuk mund të jetë më i vjetër se 15 vite nga viti i aplikimit për rilicencim. (panorama)
ma.me
Next Post
UEFA dënon rëndë Shkëndijën

UEFA dënon rëndë Shkëndijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In