• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Skënderbeun, FSHF ende në pritje të UEFA-s

by Aalison Pearse Stevens
07/07/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UEFA ka më shumë se një muaj që ka marrë vendimin e saj në lidhje me Skënderbeun duke e dënuar me përjashtimin nga Champions League, por në Federatën Shqiptare të Futbollit janë kujtuar vetëm dje që të kërkojnë nga ky institucion dokumentet që çuan në këtë dënim, pas konfirmimit të tij në CAS.

Gjatë një konference për shtyp të organizuar në FSHF për të shpjeguar strukturën e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, u detyrua të fliste edhe për skandalin më të madh që ka mbërthyer futbollin shqiptar.

“Kampion i Shqipërisë mbetet Skënderbeu. Ne i kemi kërkuar UEFA-s që të na ofrojë për njohje materialin, për të cilin Skënderbeu u dënua dhe më pas, kjo çështje do t’i dorëzohet Komisionit të Etikës. Deri në atë moment, Skënderbeu është dhe do të mbetet Kampion i Shqipërisë”, deklaroi Shulku.

UEFA ka marrë vendimin e saj që më datë 1 qershor 2016, ndaj duket e pakuptimtë që FSHF priti deri më datë 6 korrik, kur CAS mbajti në fuqi vendimin e UEFA-s, për të kërkuar informacionet e hollësishme rreth shkeljeve të Skënderbeut. Aq më tepër kur UEFA në shpjegimin e saj për dënimin e Skënderbeut, la të kuptohej se shkeljet e korçarëve ishin regjistruar edhe në kampionatin shqiptar.

PSport/d.i.

 

Next Post

Lista e vendeve të sigurta, Belgjika: Shqipëria kthehet vitin tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com