• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendimi për pezullim nga detyra, Guvernatorja e Fed padit Donald Trump

by A R
28/08/2025 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatorja e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, ka paditur presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e tij për ta shkarkuar, duke hapur një betejë ligjore me peshë të madhe për tregjet financiare, raporton Financial Times.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Cook depozitoi padinë ditën e sotme, 28 gusht 2025, në një gjykatë federale në Uashington. Vendimi i saj erdhi pasi Trump deklaroi të hënën se po e shkarkonte menjëherë, duke e akuzuar për mashtrim në aplikime hipotekare.

Akuzat ndaj Cook u publikuan nga Bill Pulte, drejtor federal i strehimit dhe aleat i Trump. Ai pretendon se Cook kishte paraqitur dokumente të pasakta për dy prona të blera në Michigan dhe Atlanta në vitin 2021, duke i cilësuar të dyja si banesa kryesore për të përfituar kushte më të favorshme kredie. Megjithatë, autoritetet amerikane nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj saj.

Avokati i Cook, Abbe Lowell, deklaroi se Trump nuk ka kompetencë ligjore për ta larguar nga detyra.

“Përpjekja e tij për ta shkarkuar, bazuar vetëm në një letër referimi, nuk ka asnjë bazë faktike apo ligjore,” tha Lowell.

Mandati i Lisa Cook si guvernatore i Fed ishte i parashikuar të zgjaste deri në vitin 2038. Nëse Trump do të arrijë të realizojë shkarkimin e saj, ai do të duhet të sigurojë shumicën e emërimeve në bordin shtatë-anëtarësh të Rezervës Federale, organ që luan rol kyç në përcaktimin e normave të interesit dhe mbikëqyrjen e strukturës së bankës qendrore.

Lëvizja e Trump shihet si pjesë e presionit të tij në rritje ndaj bankës qendrore. Ai ka kërkuar uljen e normave të interesit me tre pikë përqindje nga niveli aktual prej 4.25 – 4.5%. Aleatët e tij kanë propozuar gjithashtu reforma për ta bërë më të lehtë shkarkimin e zyrtarëve të Fed dhe për të rritur kontrollin mbi buxhetin e institucionit.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se i kishte kërkuar kreut të Fed-it, Jay Powell, një rishikim të brendshëm të institucionit përpara se administrata Trump të urdhëronte një auditim të jashtëm.

“Fed është një institucion i pakontrolluar dhe marrëdhënia e tij me publikun varet nga niveli i lartë i besimit,” tha Bessent për Fox Business, duke shtuar se raste si ai i Cook dëmtojnë këtë besim.

Rezerva Federale bëri të ditur të martën se do të respektojë çdo vendim të gjykatës, e cila pritet të shprehet në ditët në vijim.

Next Post
VIDEO / Në prag të vitit të ri shkollor, dy të mitur shkatërrojnë shkollën në Pogradec

VIDEO / Në prag të vitit të ri shkollor, dy të mitur shkatërrojnë shkollën në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In