• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për Berishën ‘non grata’, Paloka tregon bisedën private me Bashën: Ra dakord që…

by A R
02/12/2021 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, tek i cili janë dërguar firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor ka treguar gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën pasi Sali Berisha u shpall “non grata”.

Paloka tha se të dy ranë dakord që vendimi i SHBA-së ishte akt politik kundër PD në mbështetje të Edi Ramës.

Blendi Fevziu: Keni qenë 8 vjet nënkryetar i Lulzim Bashës keni qenë një nga themeluesit e PD, një njeri që ka pasur një karrierë, qoftë në shtypin e partisë, qoftë në strukturat e partisë edhe si deputet. Ju thatë që jeni takuar me zotin Berisha dhe jeni mbështetës i tij. A keni biseduar edhe me Bashën dhe cila ka qenë biseda që keni bërë?

Edi Paloka: Absolutisht që po dhe arsyeja pse jam pozicionuar që në fillim në krah Berishës është se kam patur të qartë qëndrimin tim edhe me zotin Basha dhe për fat të keq apo të mirë, nuk e di si ta quaj, zoti Basha ka rënë dakord me mua kur unë e kam konsideruar që në aktin e parë kur u shpall “non grata” Berisha, i kam thënë Bashës në zyrën e tij që ky nuk është akt kundër Berishës, ky është akt politik kundër PD në mbështetje të Edi Ramës.

Blendi Fevziu: A keni pasur bisedë pak më private?

Edi Paloka: Kjo ka qenë një bisedë private që unë i kam lejuar vetes. Kjo ka qenë bisedë e imja kokë më kokë me Lulzim Bashën dhe kemi rënë dakord të dy që ky akt është kundër PD.

Blendi Fevziu: Edhe Basha ka rënë dakord?

Edi Paloka: Ka rënë dakord sepse edhe më vonë e keni publik qëndrimin e Bashës që ka deklaruar njësoj si Berisha që unë do të mbaj një qëndrim pas këtij akti pasi të marr provat që do të më jepen. Dhe ky qëndrim ka qenë deri në momentin që Basha shpalli publikisht atë vendim për largimin e Berishës nga grupi. Unë me gjithë afrimitetin që kam pasur me Bashën e kam marrë vesh në momentin që ajo u bë publike.

/a.r

Next Post
Vdekja e të riut Karafili analizohet në fakultet, studentët sfidojnë hetimin: Profesor, kjo është vrasje!

Vdekja e të riut Karafili analizohet në fakultet, studentët sfidojnë hetimin: Profesor, kjo është vrasje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com