• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e të riut Karafili analizohet në fakultet, studentët sfidojnë hetimin: Profesor, kjo është vrasje!

by A R
02/12/2021 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa herë emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e të riut Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në Voskopojë.

Hetimet e nxorrën vetëvrasje, por emisioni “Stop” provoi se i ndjeri ishte vrarë.

Profesori i Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë, Ervin Karamuça, tregon se kjo ngjarje e publikuar me seri në emisionin Stop, është bërë dy herë rast studimor për studentët.

Këta të fundit pas analizimit të provave, kanë dalë në konkluzionin që kjo ngjarje nuk është vetëvrasje siç u klasifikua nga Prokuroria e Korçës.

Karamuça renditi të gjitha detajet e pahetuara nga prokuroret Oli Visi dhe Odeta Todorushi që nga mungesa e identifikimit të qelizave telefonike, mosmarrjen e mostrave të gjurmëve në terren e të tjera hollësi, që përbëjnë prova për hetimin.

Ervin Karamuça: Stopi për mua është një student ekselent sepse me ato seri që ju keni pasyqruar ngjarjen, keni arritur në një deduksion. Është një ngjarje shumë e rëndë që ka marrë vëmendjen dhe të jetës akademike, të fushës së kriminalistikës që ne ndjekim së bashku me studentë. Do të ju them një sekret, ky është semestri i dytë që ne e japim këtë si rast studimor dhe para 4 ditësh, kjo iu është dhënë përsëri një grupi studentësh të kriminalistikës dhe përgjigjet e para që ata kanë dhënë, kanë qenë: Profesor, kjo është vrasje.

Vrasje sepse mungojnë shumë elementë për të provuar diçka tjetër dhe këto elementë do të ishin që do ta bënin shteruese të gjithë hetimin. Derisa këto mungojnë, ka tre faktorë, ka 3 arsye, ose ka paaftësi, ose ka neglizhencë ose ka korrupsion. Kemi bindjen e plotë se edhe në aspektin e provave në vendngjarje, ato që mungojnë të çojnë drejt kualifikimit të një vrasjeje.

Por çfarë thotë eksperti në lidhje me këtë hetim të bërë fillimisht nga prokurorja e Korçës, Oli Visi, pasuar më pas po nga një tjetër prokurore e këtij rrethi, Odeta Todorushi.

Ervin Karamuça: Që të ndodhë një vetëvrasje duhet të ketë një terren patologjik dhe një çrregullim afektiv. Në rastin konkret nga ajo që kam parë konstatohet se: e para, nuk ka një mesazh lamtumire ose pendese që të ju çohet njerëzve më të besueshëm, familjarëve. E dyta, ka një dëshirë për jetën pasi fakti që ai ka bërë dhe tatuazh tregon që ai e gëzon momentin, pra është në një tonus të caktuar.

E ëma e Antonios: Ai po ta kishte bërë vetë njëherë, si mund të bënte tatuazh Andoti të njëjtën ditë? Ai deri në orën 3, a ishte me mua?

E dashura e Antonios, Kejsi: Po ne në darkë do të shkonim, do të flinim në Voskopojë.

Ervin Karamuça: E treta, nuk njihej si përdorues. Janë raste kur përdorimi sigurisht që sjell edhe vetëvrasje. E katërta, ka pasur edhe biseda me familjarët, ku është konstatuar një tonus i mirë, jo melankolik.

E ëma e Antonios: Djali me mua është ndarë në orën 2 pa një çerek dhe më ka thënë se mami ik të më blesh bukën se po vi të ha bukë.

Janë analizuar të gjitha detajet se si u shkatërrua ky hetim fillimisht nga prokurorja e Korçës, Oli Visi.

Ervin Karamuça: E para, kemi mungesën e identifikimit të qelizave telefonike.

Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë kam pasur frikë që të shkoj në pyll, kam dashur që të ulërij. Kanë qenë disa jabanxhi aty. Më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon.

Ervin Karamuça: E dyta, kemi mungesën e mbetjeve të pëlhurës që është përdorur tek pjesa e mprehtë e gurit.

E treta këqyrja e thembrave të këpucëve. Në momentin që ka spazma muskulare, normalisht ato do të kishin mbetje të baltës, që nuk ka.

E katërta, janë lëngjet seminale të cilat janë element plotësues në një vrasje, gjë që mungon.

Në lidhje me rastin, dy mjekët që kanë dalë në konkluzionin se Antonio Karafili u vetëvar dhe vdekja erdhi si pjesë e oksigjenit, asfiksim, ishin:

Akti i parë është nga mjeku Gjergji Kaçauni, vetëm një faqe për shkrim formal dhe jo profesionist. Ky mjek evidenton shenja dhune në trupin e 18-vjeçarit, por nuk sqaron shkakun se nga vijnë ato.

Akti i dytë është nga mjeku Elmaz Shaqiri, i cili ka përshkruar shenjat e dhunës në trupin e Antonios, por nuk ka komentuar shkakun nga vijnë ato, ky detaj shkencor hedh poshtë pretendimet se 18-vjeçari vdiq nga asfiksia.

Ndërkohë, sipas një studimi shkencor të drejtorit të mjekësisë ligjore, Bledar Xhemali, këto janë shenjat klasike, të cila vetëvaren dhe vdekja vjen si pasojë e oksigjenit, asfiksim, sytë e kuq, ereksion dhe defikim i pavullnetshëm, ndërkohë që dy mjeko-ligjorët nuk kanë evidentuar këto shenja në trupin e 18-vjeçarit.

/a.r

Next Post
Pezullimi i Berishës, Basha replikon në ‘Real Story’:  Ishte çështje e identitetit të PD dhe jo se kështu më pëlqen mua

Pezullimi i Berishës, Basha replikon në 'Real Story': Ishte çështje e identitetit të PD dhe jo se kështu më pëlqen mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
U largua nga PS, çfarë shkruante Marjana Koçeku vetëm pak ditë më parë për investimet

U largua nga PS, çfarë shkruante Marjana Koçeku vetëm pak ditë më parë për investimet

June 15, 2026
Mandati i neomalësores: Ta mbajë apo lëshojë?

Mandati i neomalësores: Ta mbajë apo lëshojë?

June 15, 2026
Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

June 15, 2026
“Jemi jashtë kontrollit!”, Meri Shehu: Ndarje, tradhti dhe probleme me paratë për këto shenja të horoskopit

“Jemi jashtë kontrollit!”, Meri Shehu: Ndarje, tradhti dhe probleme me paratë për këto shenja të horoskopit

June 15, 2026
Nga fotoja e Kurtit me Bekim Osmanin tek prania e aktivistëve të LVV në protestën e Tiranës, pyetjet që presin përgjigje

Nga fotoja e Kurtit me Bekim Osmanin tek prania e aktivistëve të LVV në protestën e Tiranës, pyetjet që presin përgjigje

June 15, 2026
“Epsteini” ynë

SPAK-u të jetë në varësi të revolucionit dhe Flamingot në varësi të Foltores

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In