• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vendimi për Begon/ Italia e dënoi me 21 vjet burg, Gjykata jonë e Lartë e konvertoi në 4 vjet e 4 muaj

by Java News
21/08/2018 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të çuditshme vendimet e gjykatave shqiptare. Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin Edmond Begës nga 21 vite burg që e kishte dënuar drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj, me një vendim të datës 15 shtator 2010.

Objekti i kërkesës së bërë nga Prokuroria në atë kohë ishte njohja e vendimit penal italian të formës së prerë nr.1735, datë 22.04.2008 të Gjykatës së Apelit Torino, Seksioni i Parë Penal, Itali, për të dënuarin Edmond Bego (alias Manoli Bega), për veprat penale të parashikuara nga ligji italian; “Prodhim dhe trafik i paligjshëm i lëndëve narkotike apo psikotrope”, si dhe “Organizatë që ka për qëllim trafikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope”, të cilat parashikohen si vepra penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 12.03.2010 kishte njohur vendimin penal italian, duke e dënuar Edmond Begon me 7 vjet burgim. Si arsyetim për uljen e këtij dënimi ishte ligji italian nr.241/2006, për Amnistinë e Përgjithshme, si dhe neneve 174 të K.Penal Italian dhe 672 të K.Pr.Penale italiane, sipas të cilave ai kishte përfituar një ulje dënimi prej tre vjet burgim.

Edhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 02.06.2010, kishte lënë në fuqi të njëjtin vendim. Ndërsa Gjykata e Lartë arsyetoi disi më ndryshe. “Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar se me vendimin të Gjykatës së Torinos, ndërmjet të tjerash, shtetasi shqiptar Edmond Bego (Manoli Bega) është dënuar me 27 vjet e tetë muaj burgim.

 

Në aplikim të nenit 442 të K.Pr.Penale italiane (që i korrespondon neni 406 i K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë për gjykimin e shkurtuar), ai është dënuar përfundimisht me 18 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim. Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Torino, Itali ku ai është dënuar me 21 vjet burgim.

I është ulur 1/3 e dënimit dhe është dënuar përfundimisht me 14 vjet burgim”, thuhet në vendimin e Gjykatës. Duke marrë parasysh edhe vendimin maksimal të legjislacionit shqiptar për këto vepra penale, Bego duhej të dënohej me 11 vjet burg. Por me të gjitha uljet e mundshme, dënimi arriti në 4 vjet e 4 muaj, pergatiti Panorama.

 

Next Post
Ajaks/Zgjohet nga koma pas një viti talenti

Ajaks/Zgjohet nga koma pas një viti talenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In